LAJMI I FUNDIT:

Hoti për grumbullimin e qytetarëve në shesh: Policia nuk reagoi, e kryeministri ishte i zënë me dërgimin e letrave nëpër botë

Hoti për grumbullimin e qytetarëve në shesh: Policia nuk reagoi, e kryeministri ishte i zënë me dërgimin e letrave nëpër botë
Foto: Arkiv

Ish-zëvendëskryeministri tashmë kandidat për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka reaguar pas grumbullimit të djeshëm të disa qytetarëve në sheshin e Prishtinës.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se javën e kaluar policia kishte intervenuar ndaj bujqve në Rahovec, kurse nuk reagoi dje në Prishtinë ku u mblidhen qindra veta në shesh.

“Ministri i Shëndetësisë, që menaxhon urgjencën e shëndetit publik, nuk e tha asnjë fjalë. Kurse Kryeministri ne ikje ishte sigurisht i zënë me dërgimin e letrave nëpër botë”, ka shkruar Hoti.


Postimi i plotë :

Vikendin e kaluar policia kishte intervenuar ndaj bujqve ne Rahovec qe ishin mbledhur për te siguruar te ardhura për familjet e tyre. Nuk kam reaguar për të mos e politizuar çështjen.

Ndërkaq, dje ne Prishtine u mblodhën qindra veta ne shesh dhe asnjë reagim nuk kishte nga policia.

Ministri i Shëndetësisë, qe menaxhon urgjencën e shëndetit publik, nuk e tha asnjë fjalë. Kurse Kryeministri në ikje ishte sigurisht i zënë me dërgimin e letrave nëpër botë.

Apo ndoshta paradat politike për te intimiduar demokracinë nuk i nënshtrohen ligjit?! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori