LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Plani për vitin e ri shkollor së shpejti në Qeveri, nuk do të ketë lehtësim të masave

Hoti: Plani për vitin e ri shkollor së shpejti në Qeveri, nuk do të ketë lehtësim të masave

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti pas takimit me kryetarët e komunave tha se sot ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka prezantuar planin që përcakton procedurat se si të hapen shkollat dhe ky plan sipas tij së shpejti do të jetë në Qeveri.

Hoti më tej në një konferencë për media tha se ky plan do t’i prezantojë protokollet që tregojnë hap pas hapi se si të veprojnë shkollat varësisht situatës me pandeminë, numrit të nxënësve etj.

“…Nuk është fare çështje buxheti, por procedurat që duhet ndjekur dhe përgatitjet që duhet të bëhen sepse tash shtrohet nevoja për kritere shumë më strikte për pastërti në shkolla, bartje të maskave, angazhimin të stafit shtesë sepse do të ketë më shumë klasa, e më shumë orë mësimore…”, tha Hoti, raporton Telegrafi.


Ai njoftoi se komunat kanë në dispozicion 29 milionë euro për t’i shpenzuar për nevojat e tyre për menaxhim të pandemisë, edhe në fushën e arsimit, pastaj edhe 10 milionë euro shtesë që iu kanë nda drejtpërdrejtë komunave për menaxhimin e situatës si dhe 10 milionë shtesë në MASH për përgatitjet e nevojshme për mësimin online.

Hoti duke folur rreth masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë, tha se është arritur një kulturë e respektimit të masave, sidomos e vënies së maskës.

Sipas tij, nuk do të ketë nevojë për masa s’forcuese, por nuk do të ketë as lirim të masave, pasi sipas tij numri i të vdekurve nga COVID-19 është ende i lartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kalo në kategori