Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë sot se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të hapet si temë në dialogun me Serbinë, pasi sipas tij, çështja e Asociacionit ka përfunduar me marrëveshjen e vitit 2013.
Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se ka tema tjera për tu diskutuar dhe nëse dialogu ngecë nuk do të jetë për shkak të Kosovës, por për shkak të Serbisë që nuk është e gatshme të shkojë drejt një marrëveshje përfundimtare.
“Ju e dini që në fillim të mandatit kemi marrë vendime bukur të vështira për të hyrë në proces të dialogut dhe kemi treguar konstruktivitet për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën, Serbinë e regjionin”, tha Hoti, raporton Telegrafi.
Sipas tij, Asociacioni nuk do të hapet si temë në dialogun me Serbinë.
“Asociacioni nuk hapet si temë. Është përmbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe me Marrëveshjen e parimeve të vitit 2015. Si i tillë Asociacioni nuk diskutohet”, tha Hoti.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës u shpreh se ka tema tjera për tu diskutuar. “Unë do të kujdesem që dialogu të ecë para. Nëse për ndonjë arsye tjetër nuk mund të shkohet para atëherë nuk është pse Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme, por për shkak se Serbia nuk është e gatshme të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare”, u shpreh Hoti.
Ndryshe, sot në Bruksel ishte paraparë të mbahet një takim ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, por që është shtyrë, e që ishte paralajmëruar se do të flitet edhe për Asociacionin.
Temën e Asociacionit e kishte refuzuar Qeveria Hoti.
Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian u tha se shtyrja e këtij takimi ka ndodhur shkaku i situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit.
Kështu të paktën bëri të ditur të premten, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak theksoi se çështja e Asociacionit nuk ishte në rend ditë. Kjo shkaku që, siç kishte thënë ai, njëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështjeje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Transparency International RMV, raste të reja korrupsioni në muajin shkurt 2025

SPAK heton organizatën kriminale që ‘skllavëroi’ 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës