LAJMI I FUNDIT:

Hoti në Kuvend: Kemi rivendosur miqësinë e ndërtuar me dekada, por që ishte dëmtuar

Hoti në Kuvend: Kemi rivendosur miqësinë e ndërtuar me dekada, por që ishte dëmtuar

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në raportimin para deputetëve të Kuvendit për punën 100 ditëshe të qeverisë që udhëheq tha se gjatë kësaj periudhe kanë punuar në luftimin e pandemisë COVID-19, rivendosjen e miqësisë me vendet mike, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe marrjen e përgjegjësive për të çuar para procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti më tej tha se qeveria e tij është fokusuar në disa parime kryesore si fuqizimi i lirisë së shprehjes pa qenë të linçuar, avancimin e demokracisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe kthimin e normalitetit dhe sigurisë për qytetarët.

“Kemi rivendosur miqësinë e ndërtuar me dekada, e që ishin dëmtuar”, tha ai.


Ai më tej tha se prioritet gjatë kësaj periudhe ka qenë luftimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i dukurive negative, luftimi i krimit dhe korrupsionit, marrja e përgjegjësive për të çuar para dialogun dhe procesin integrues.

“Në luftën kundër pandemisë besoj se kemi arritur të mbajmë të mobilizuar sistemin shëndetësor dhe infrastrukturën mbështetëse për të parandaluar përhapjen e virusit dhe trajtuar rastet e prekura”, tha ai.

“Për këtë pandemi jemi sharë shumë por sot jemi bërë shembull si menaxhohet. Kosova është hequr nga lista e vendeve me rrezikshmëri. Ata persona që i kanë shtrembërua numrat e të infektuarve për ta nxjerr vendin keq duhet të turpërohen”, tha ai, e për të cilën deklaratë për reagime të deputetëve.

Ai më tej tha se pandemia COVID-19 ka ndikuar keq edhe në ekonominë e vendit.

Hoti ka folur edhe për sistemin e drejtësisë.

“Në fushën e drejtësisë, në këto 100 ditë e keni vërejt ndarjen e qartë në mes të ekzekutivit dhe gjyqësorit. Jemi të vendosur për sundim të rendit e ligjit, për sundim të së drejtës. Në këtë kontekst theksoj se lufta kundër korrupsionit dhe të gjitha dukurive të tjera që e pengojnë tregun e lirë mbetet prioritet i përhershëm”, u shpreh kryeministri në Kuvend.

Hoti tha se Qeveria tashmë ka filluar hartimin e modaliteteve të reformës apo vettingut në sistemin të drejtësisë.

“Gjatë këtyre 100 ditëve kemi pasur 0 afera korruptive, kemi treguar kujdes në menaxhim të buxhetit, dhe transparencë të plotë. Qeveria ka filluar me reforma legjislative nëpërmjet rishikimit dhe hartimit të projektligjeve, projekt-kodeve dhe koncept dokumenteve të ndryshme të drejtësisë. Përveç kësaj në përputhje me praktikat më të mira të BE-së dhe SHBA-së, Qeveria tashmë ka filluar hartimin e modaliteteve të reformës apo vettingut në sistemin e drejtësisë për rritje të llogaridhënies dhe performancës”, tha Hoti.

“Lufta kundër krimit të organizuar për këtë Qeveri është e pa kompromis, e keni parë edhe me aksionin në Karaçevë, që po vazhdon edhe sot e do të vazhdojnë edhe më tutje. Duhet thënë gjithashtu se Qeveritë e mëparshme kanë pasur hezitime, ne jemi duke e bërë këtë pa hamendje”, tha ai.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori