LAJMI I FUNDIT:

Hoti ndan mirënjohje për drejtorët e shkollave të Malishevës

Hoti ndan mirënjohje për drejtorët e shkollave të Malishevës

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti është takuar me drejtorin komunal të arsimit, Blerim Thaçi dhe drejtorët e shkollave të komunës së Malishevës. Ata biseduan për Programin Nacional për Rininë, për suksesin e nxënësve të treguar në garat paraprake si dhe për garat që po mbahen tani.

Hoti u nda i kënaqur me punën dhe përkushtimin e DKA-së e të drejtorëve të shkollave duke thënë se ata janë shtylla kryesore për arritjen e sukseseve në gara.

“Ne së bashku me ju kemi realizuar një program nga i cili janë shpallur gjithsej 44723 fitues në garën nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe atyre të Diturisë. E gjithë jo punë nuk ka qenë e lehtë dhe gjatë rrugës jemi përballur edhe me sfida mirëpo ato i kemi kaluar me ndihmën e secilit prej jush. Malisheva ka gjithsej 2670 fitues në të dyja garat në të tria nivelet. Ky sukses i nxënësve të komunës tuaj nuk do të ishte i mundur pa punën dhe përkushtimin e juaj, për çka unë jam shumë i kënaqur”, tha Hoti.


Drejtori komunal i Arsimit, Blerim Thaçi, tha se është i kënaqur me sukseset e nxënësve të komunës së tij dhe se garat janë mundësi e nxënësve për të shfaqur talentet e tyre.

“E përgëzoj Koordinatorin Hoti për projektin për të cilin unë mendoj se është shumë i qëlluar. E falënderoj gjithashtu për këtë mundësi që po u jepet nxënësve që të tregojnë talentet e tyre. Po ashtu një falënderim i veçantë shkon edhe për drejtorët e shkollave për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë realizimit të garave. Unë jam i kënaqur me sukseset e arritura në komunën e Malishevës”, tha Thaçi duke shtuar se pret suksese edhe në garat që janë duke u organizuar tani.

Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në organizimin e garave, Koordinatori Hoti, ndau mirënjohje për drejtorët e shkollave, drejtorin dhe stafin e DKA të angazhuar për gara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori