LAJMI I FUNDIT:

​Hoti: Marrëveshja i jep Kosovës atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike

​Hoti: Marrëveshja i jep Kosovës atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se askush nuk duhet të trazohet nga normaliteti që po ndërtojnë, teksa ka shtuar se për një muaj arritën ta rikthejnë Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve ndërkombëtarë.

Përmes një statusi në Facebook Hoti duke folur për dialogun e rifilluar në Bruksel ka thënë se qasja e tyre nda këtij procesi është legjitime dhe e vetme, ndërsa ka siguruar se në fund do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike.

“Askush nuk duhet të trazohet nga normaliteti që po ndërtojmë, sepse është edhe në të mirën e tyre. Për një muaj, ne e rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve tanë ndërkombëtarë. Nga një raport i lënduar me BE dhe SHBA, tani kemi mbështetje nga të gjithë për cakun e dialogut, që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve. Për një muaj, ne hoqëm nga çdo diskutim temën e integritetit territorial të Kosovës, të cilën më nuk e përmend kush”, tha Hoti.


Thaçi: Dialogun me Serbinë duhet ta zhvillojmë me një unitet shembullor që e kishim në Rambuje
Lexo po ashtu Thaçi: Dialogun me Serbinë duhet ta zhvillojmë me një unitet shembullor që e kishim në Rambuje

Ai ka theksuar se koha e politikës izoluese dhe e frikës për t’u përballur është tashmë prapa, pasi Kosova ka evituar rrugën qorre dhe qasjen izoluese.

“Me vendosmëri e guxim, ne e evituam rrugën qorre dhe qasjen izoluese dhe morëm përgjegjësitë shtetërore në dialog. Këtë e bëmë pa hezitim pasi udhëhiqemi nga parimi i ruajtjes së integritetit territorial dhe unitaritetit të shtetit, si dhe nga respektimi i plotë i kushtetutshmërisë. Kjo është qasja jonë në dialog, që është legjitime dhe e vetme. Koha e politikës izoluese dhe e frikës për t’u përballur është tashmë pas nesh”, tha ai.

Hoti beson se, marrëveshja përfundimtare i jep Kosovës atë që i takon të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike

“Parimet e qarta dhe sinqeriteti ynë përballë partnerëve ndërkombëtarë po na mundësojnë ecjen tonë krah tyre dhe po na sigurojnë garancinë për proces dialogues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike. Për këtë ka nevojë populli i Kosovës”, ka shkruar në fund Hoti, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori