LAJMI I FUNDIT:

Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Koha e konflikteve ka kaluar, zgjidhje përmes dialogut

Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Koha e konflikteve ka kaluar, zgjidhje përmes dialogut

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti iu është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuciq, i cili të enjten paralajmëroi se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se deklaratat e dhëna nga pala serbe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit.

Vuçiq paralajmëron për një “konflikt me Kosovën si në Nagorno-Karabak”, nëse dështojnë përpjekjet për kompromis
Lexo po ashtu Vuçiq paralajmëron për një “konflikt me Kosovën si në Nagorno-Karabak”, nëse dështojnë përpjekjet për kompromis

Hoti theksoi që koha e konflikteve ka kaluar dhe çdo gjë duhet të zgjidhet përmes dialogut.


“Deklaratat e dhëna dje nga pala serbe, janë jo adekuate dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit. Nuk janë në frymën për të cilin jemi dakorduar që të punojmë së bashku në proces të dialogut. Mbi bazën e kësaj kemi lëshuar një deklaratë, duke qenë të matur, konstruktiv, të qartë që koha e konflikteve ka kaluar, dhe çdo gjë duhet të zgjidhet vetëm përmes dialogut. Çdo deklaratë tjetër krijon situatë të panevojshme tek qytetarët. Mesazhet e qeverisë së Kosovës janë mesazhe të paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori