Ministri i Financave Avdullah Hoti ka takuar sot përfaqësuesit e Komisionit Evropian, të kryesuar nga Hillen Francke, Koordinatore për programet ekonomike të Reformës dhe Zgjerim, DG NEAR në Komisionin Evropian, me të cilët ka diskutuar për Programin për Reforma në Ekonomi (PRE).
Hoti, në cilësinë edhe të Koordinatorit Nacional për hartimin e dokumentit ‘Programi për Reforma në Ekonomi’ (PRE) si pjesë e dialogut për politika ekonomike ndërmjet BE-së dhe Republikës së Kosovës, bëri të ditur se “Në këtë proces, institucionet që ne përfaqësojmë kanë bërë një punë të madhe në forcimin dhe avancimin e këtij dialogu. Siç mund të jeni në dijeni, vlerësimet që kemi pranuar për dokumentin e parë të përpiluar (PRE 2015) kanë qenë mjaft pozitive, ndërkaq na gëzon edhe më shumë fakti se dorëzimi i dytë, ai i vitit të kaluar (PRE 2016) u vlerësua si përmirësim i dukshëm nga ai i pari”, njofton komunikata e Ministria e Financave.
“Për mua këto vlerësime janë njohje e suksesit tonë të përbashkët, sidomos duke pasur parasysh se dorëzimi i këtij dokumenti na vë në nivel të barabartë me shtete që janë më të avancuara se ne në procesin e ‘European Semester’. Është shumë e rëndësishme, besoj për të gjithë ne, që ky përmirësim në kualitet të dokumentit të vazhdojë edhe në dorëzimet e radhës. Prandaj, sot ju ftoj që në mënyrë të përbashkët, të hapim diskutimin mbi sfidat në vazhdim dhe ato të reja që na presin, të vlerësuara si të tilla përmes analizës diagnostikuese, e zhvilluar me ndihmën e ekspertëve të OECD”, shtoi i Hoti.
Ai bëri të ditur se sfidat kanë të bëjnë me fushat si: Menaxhimi i Financave Publike, Energjia, transporti dhe tregu i telekomunikimit, zhvillimet sektoriale, mjedisi i biznesit dhe ulja e ekonomisë joformale, hulumtimi dhe inovacioni, tregtia e jashtme dhe përkrahja e investimeve, arsimi dhe aftësitë, punësimi dhe tregu i punës, përfshirja sociale, ulja e varfërisë dhe mundësitë e barabarta.
Ndërsa, Hillen Francke, Koordinatore për programet ekonomike për Reformë dhe Zgjerim, DG NEAR në Komisionin Evropian, theksoi se Komisioni Evropian dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) do të ofrojnë përkrahjen e tyre gjatë këtij procesi për të tejkaluar sfidat me të cilat përballet Kosova. Gjithashtu ne mund të themi se Kosova po bënë progres sa i përket zhvillimit ekonomik të saj si dhe në fushën e raportimit dhe bashkëpunimit me BE-në. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët