Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), mbesin arkëtuesit kryesor të buxhetit të Kosovës. Këtë vit këto dy institucione pritet të mbledhin shumë më shumë të hyra se sa vitin paraprak. Doganat pritet të përmbyllin vitin me të hyra mbi 1 miliard euro ndërsa ATK me 393 milionë euro.
Këto i ka bërë të ditur , ministri i Financave Avdullah Hoti, gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës.
Hoti tha po ashtu se norma e rritjes ekonomike këtë vit do të jetë mbi 4 për qind. Krejt kjo sipas tij vjen si rezultat i reformave fiskale që Ministria e Financave ka ndërmarrë gjatë vitit.
“Një vit rekord të të hyrave . Doganat pritet të përmbyll këtë vit me të hyra mbi 1 miliardë e 4 milionë euro. Që është 88 milion euro më shumë se sa vitin e kaluar , ose 9 për qind më shumë. Kjo ka ardhur me gjithë guximin e të hyrave që kemi pasur si rezultat i zbatimit të MSA-së nga 1 prilli i këtij viti. Administrata Tatimore e Kosovës, pritet të përmbyll vitin me 393 milionë euro të mbledhura që është 18 milionë më shumë krahasuar me vitin paraprak. Janë marrë një varg reformash që kanë përmirësuar ambientin e të berrit biznes në Kosovë“, tha Hoti.
Ai është ndalur edhe tek të arriturat të tjera që Ministria e Financave ka arritur që t’i përmbush siç është zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asoocim (MSA), ku sipas tij këtë vit kishte efekte pozitive me ndryshimet e reformave fiskale.
Hoti tha se në vitin e ardhshëm do të ketë ndryshime të pakos fiskale , ku parashihet zgjerimi i listës për lëndët e para për lirim nga tatimi.
“Kjo marrëveshje i ka kushtuar buxhetit të shtetit 22.8 milionë euro . Por që janë mjetet që tash janë në xhepat e qytetarëve të Kosovës . Pra e kanë rritur fuqinë blerëse të qytetarit. Unë me kënaqësi e them që viti 2016, i ka ndier plotësisht efektet e pakos fiskale që kemi filluar në shtatorin e vitit të kaluar. Janë lirime që kanë përfituar bizneset nga lirimet nga tatimi doganor për lëndë të parë ose lirimet TVSH-së për lëndë të parë dhe makinerive prodhuese për pajisjet e IT dhe të tjera , në shumë prej 47 milion euro . Është zvogëluar kostoja e të bërit biznes “, tha Hoti.
Hoti po ashtu ka thënë se këtë vit MF e përmbyll vitin me borxh publik 842 milionë euro, që sipas tij është shumë më i vogël se sa vendet e regjionit.
“Sot borxhi total i Kosovës është 842 milionë euro . Prej të cilit 470 është borxh i brendshëm nga emetimi i letrave me vlerë dhe pjesa tjetër është borxh ndërkombëtar. Si përqindje e PBV-së , Borxhi i Kosovës është vetëm 14 e PBV, që është në nivel shumë të ulët krahasuar me vendet e regjionit., tha Hoti.
Ai ka thënë se këtë viti kishte kushte më të favorshme për bërje biznes, si rezultat i saj ka ardhur edhe rritja ekonomike prej mbi 4 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër
Turqit, ofensivë shkarkimesh në distribucion

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë