LAJMI I FUNDIT:

Hospitalizohet djaloshi, pasi nëna e ushqeu me bretkosa të gjalla

Hospitalizohet djaloshi, pasi nëna e ushqeu me bretkosa të gjalla

Një trevjeçar nga pjesa jugore e Kinës, është shtrirë në spital, shkaku i një infeksioni parazitar, që ju shkaktua nga ngrënia e bretkosave.

Nëna djaloshit e njohur vetëm si Li, e ka detyruar djaloshin të hajë amfibet, që ta shëroi nga “epilepsia”.

Zonja Li, kishte vërejtur disa shenja tek djaloshi, që mendoi se janë epilepsi, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte këshilluar nga fqinje, që ta ushqej djalin me bretkosa, sepse sipas një tradite të lashtë kineze, ato e shërojnë sëmundjen.


Në fakt, bretkosat i shkaktuan një infeksion parazitar, që u kërkua intervenimi mjekësor.

Mjekët e kanë bërë operacion djaloshin dhe i kanë nxjerrë nga barku disa gjallesa, që i janë rritur si pasojë e bretkosave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori