Horoskopi
Peshorja
Peshorja 17 October - 2018
Horoskopi Ditor 10 October - 2018
  • Puna

    Mos u bëni të paarsyeshëm    

  • Shendeti

    Probleme me tretje

  • Dashuria

    Ditë e mirë për romancë

Horoskopi Mujor October
  • Puna

    Vrulli i energjisë së mirë do t’ju sjellë takime të shumta të suksesshme, negociata dhe kontakte të reja. Është periudhë e mirë për të gjitha Peshoret të cilat punën e kanë të lidhur me komunikimin dhe promovimin, sepse shkathtësitë e shkëlqyeshme komunikuese që do t’i nxjerrin në pah dhe do t’u sjellin rezultate të mira. Është periudhë e mirë për arritjen e dijeve të reja, prandaj nëse keni rastin për ndonjë perfeksionim, pranojeni.

  • Shendeti

    Përpiquni që të rrethoheni vetëm me energji pozitive dhe shmangni të ashtuquajturit vampirë emocionalë, sepse energjia ju është gjithsesi e nevojshme.

  • Dashuria

    Në dashuri tani ka shumë rëndësi komunikimi. Nëse keni ndonjë temë të pasqaruar me personin e dashur, është rasti i mirë që tani të gjitha t’i zgjidhni. Qëndrimi i hapur dhe i sinqertë tani është më i rendësishëm, sepse nuk keni çfarë të humbni, por vetëm do të fitoni. Dëgjojeni partnerin dhe tregoni të gjitha që i keni fshehur ose keni ngurruar t’ia thoni, dhe lidhja juaj do të ngrihet në nivel më të lartë. Pjesëtarët e lirë të kësaj shenje i pret periudhë e kënaqjes në lirinë e tyre, sepse nuk do të pranojnë kurrfarë rrethanash për lidhje, por vetëm diçka që është cilësore dhe ka gjasa që të zgjasë.

Horoskopi Vjetor 2018
  • Puna

    Fillimi i vitit 2018 është i përshtatshëm për të gjitha Peshoret, të cilat merren me punë private apo që punën e tyre e bëjnë në shtëpi. Do të keni ndjenjë të mirë për administratë dhe kontabilitet. Do të dini të bashkoni kënaqësinë dhe interesin. Kreativiteti juaj do të jetë i shtuar, gjë që do t’ju sjellë sukses të mirë nëse merreni me arsim dhe me punët me fëmijë dhe me persona të rinj. Më shumë kujdes do të keni nevojë t’i përkushtoni marrëveshjeve me partnerët afaristë rreth punëve të përbashkëta gjatë marsit dhe prillit. Do të ndërprisni bashkëpunimin, i cili nuk do t’ju sjellë fitimet e pritura dhe do të lidhni kontrata të reja me partnerë të rinj. Mesi i vitit do të jetë i pavolitshëm për bashkëpunim, sepse Merkuri do të jetë retrograd në sferën tuaj të bashkëpunëtorëve nga fundi i korrikut deri në mesin e gushtit. Gushti ju është i përshtatshëm për paraqitje personale dhe për menaxhment, sepse do të dini t’i shfaqni aftësitë tuaja dhe të arrini sukses. Venera do të kalojë nëpër shenjën tuaj ku është e fuqishme. Në tremujorin e tretë të vitit do të keni sukses në tregti, sfera të komunikacionit dhe të komunikimeve. Jupiteri në nëntor do të hyjë në shenjën e vet dhe do t’ju krijojë mundësi që të lidhni kontrata dhe marrëveshje të leverdishme. Sfera e parave do t’ju jetë stabile në fillim të vitit me kusht që të shmangni hyrjen në rreziqe të mëdha financiare. Rrjedhja e madhe e parave në llogarinë tuaj pritet në gjysmën e dytë të marsit. Nga mesi i majit Urani hyn në shenjën e Demit dhe në sferën tuaj të qarkullimit të pagesave. Ju sjell ide të reja se si të shtoni fitimin tuaj, por njëkohësisht ju sjell edhe sfida të reja dhe pengesa. Shmangni veprimet e ngutshme dhe investimet e pamenduara. Tremujori i dytë do t’ju jetë i ndryshueshëm në sferën e financimit dhe do t’ju nevojitet që ta riorientoni pagesën e kërkesave tuaja edhe në larjen e borxheve. Në tremujorin e tretë Venera, sunduesi juaj, do të kalojë nëpër sferën tuaj të parave, mirëpo aty do të jetë e dobësuar. Përpiquni që t’i mbani stabile të ardhurat tuaja. Peshoret e papunësuara do të keni ndjenjë të mirë për investime dhe do të mund të fillojnë punë vetjake. Kjo do t’u shkojë më mirë për dore, sesa të punësohen te ndokush tjetër.

  • Shendeti

    Derisa të fokusoheni në balancimin e jetës suaj këtë vit, horoskopi vjetor për Peshoren 2018 tregon që nuk do të ketë probleme shëndetësore. Saturni vjen të ndihmojë që gjërat të stabilizohen dhe të kthehen energjia dhe forca. Sivjet lehtë do të injoroni dëshirën që të punoni më shumë se sa mundeni.

  • Dashuria

    Nëse jeni në lidhje: Në pjesën e parë të vitit do të përmirësoni komunikimin me partnerin dhe do të bisedoni për tema të ndryshme, mirëpo shpesh do të shkoni bashkërisht në piknikë dhe në udhëtime të shkurtra. Në prill do të keni jetë dinamike me partnerin, mirëpo do t’ju duhet që t’i përkushtoheni familjes dhe shtëpisë së përbashkët rreth së cilës janë të domosdoshme vendime të përbashkëta. Rreth kësaj nuk do ta keni të lehtë që të merreni vesh. Pjesa e dytë e vitit ju sjell më shumë mundësi për argëtim, mirëpo Marsi nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit do të jetë retrograd në sferën tuaj të argëtimit dhe do t’ju sjellë edhe sfida të reja në dashuri. Do të jetë e nevojshme që t’i plotësoni premtimet të cilat më parë ia keni bërë partnerit, por të cilat ndërkohë i keni lënë pas dore. Deri në fund të vitit do të fusni freskinë e nevojshme në marrëdhëniet tuaja.   Nëse jeni të lirë: Periudhë e volitshme kur do të mundë të hyni në lidhje të re emocionale do të jetë mesi i pranverës. Kur të njihni personin i cili do t’ju pëlqejë, shumë shpejt do të krijoni simpati të dyanshme dhe do të filloni lidhje të re, mirëpo nga mesi i verës deri në fillim të  vjeshtës do të hasni në vështirësi. Kjo është kështu për shkak se ende nuk e keni marrë veten për shkak të ndërprerjes së lidhjes së kaluar dhe kjo partnerit tuaj të ri do t’i jetë e qartë në saje të sjelljes suaj. Nëse e kapërceni këtë krizë, lidhja juaj e re do të ketë gjasa për të ardhme të mirë. Peshoret e vjetra në tremujorin e parë do të kenë një aventurë të shkurtër. Nga mesi i vitit dashuria juaj e vjetër do të përpiqet që t’ju kthehet. Bëhuni i kujdesshëm, sepse mund t’ju përsëriten probleme të njëjta të cilat më parë ju kanë çuar në ndërprerje të lidhjes.