LAJMI I FUNDIT:

“I hoqën mitrën, vezoren dhe veshkën lehonës”, aktakuzë ndaj tre mjekëve nga Struga!

“I hoqën mitrën, vezoren dhe veshkën lehonës”, aktakuzë ndaj tre mjekëve nga Struga!
Foto: Ilustrim

Prokurori i Prokurorisë Themelore Publike në Strugë pas procedurës paraprake ka ngritur aktakuzë kundër tre personave për veprën penale – Vepra të rënda kundër shëndetit të njeriut- gjegjësisht shkelje të nenit 217 paragrafi 3 lidhur me nenin 207 paragrafi 1 dhe 3 nga Kodit Penal.

Prokuroria njofton se dy të pandehur janë mjek specialist gjinekolog, ndërsa i pandehuri i tretë është specializant në gjinekologji pranë Qendrës Mjekësore në Strugë. Mjekët në fjalë dyshohet se i kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore një lehone pasi gjatë lindjes kanë përdorur mënyrën dhe mjetet joadekuate për shërim.

“Lehona është pranuar me datë 27.08.2020 për lindje në repartin gjinekologjik, pasi ka qenë në javën e 40-të të shtatzënisë. Ajo është pritur nga i pandehuri i parë, i cili e ka trajtuar si paciente gjatë gjithë shtatzënisë dhe ka vendosur që lindja të bëhet me prerje cezariane. I pandehuri i dytë ka ndihmuar në operacion, por gjatë operacionit kanë dëmtuar arterien e majtë renale (të veshkës)”, thonë nga Prokuroria, përcjell “TV21”.


Nga Prokuroria shtojnë se si rrjedhojë dyshohet se pacientes i është përkeqësuar gjendja, pas çka mjekët kanë kryer edhe dy intervenime kirurgjike joadekuate nga ku kanë hequr nga pacientja mitrën, vezorën e majtë dhe veshkën.

“Në rrethana të tilla, i pandehuri i parë, me ndihmën e të pandehurit të tretë, ka vendosur që të kryejë një operacion të ri për parandalimin e gjakderdhjes, heqjen e mitrës dhe vezores së majtë, ndonëse nuk ka pasur ndryshime apo lëndime në këto organe. Pasi gjakderdhja nuk u ndal edhe pas mbylljes së pacientit, ata vendosën për një operacion tjetër dhe kirurgët zbuluan se gjakderdhja ishte për shkak të dëmtimit të arteries renale të shkaktuar nga operacioni cezarian. Për shkak të pamundësisë për të rindërtuar arterien renale, është dashur të fashohet dhe të hiqet veshka e majtë për t’i shpëtuar jetën të dëmtuarës”, njoftojnë nga Prokuroria.

Pas kësaj lehonës i është ndalur gjakderdhja dhe e njëjta është dërguar për mjekim në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori