LAJMI I FUNDIT:

Holandezët do të kanë nevojë të kontrollojnë licencën e prostitutës

Holandezët do të kanë nevojë të kontrollojnë licencën e prostitutës

Klientët e prostitutave në Holandë së shpejti do të duhet të shohin nëse prostitutat kanë licencë për seks.

Kabineti qeveritar holandez ka thënë se dëshiron të godas më fuqishëm industrinë e seksit, në veçanti operatorët e palicencuar të seksit, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar trafikimin me qenie njerëzore.

"Kjo është arsye pse kabineti dëshiron ta paraqes si shkelje ligjore shfrytëzimin e shërbimeve të një operatori seksi pa licencë apo një prostitutë të pavarur e cila nuk është e regjistruar", ka thënë qeveria vendase në një deklaratë.

Prostitutat kanë bërë tregtinë e tyre në lagjet e ngushta të qendrës së vjetër të Amsterdamit për shekuj me radhë. Derisa dikur ato tërhiqnin detarët dhe tregtarët në zemër të qytetit global të tregtisë, tani ato janë një joshje e madhe për turistë.


Kabineti holandez e ka legalizuar zyrtarisht prostitucionin në vitin 2000.