LAJMI I FUNDIT:

Holanda ndryshon kurs, kërkon hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Holanda ndryshon kurs, kërkon hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Holanda, shteti që kryeson listën e vendeve skeptike për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pak ditë nga vendimi i Këshillit Evropian, ka ndryshuar krejtësisht kurs. Qeveria holandeze në një shkresë drejtuar Parlamentit të këtij vendi kërkon që të mbështetet raporti i Komisionit Evropian për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Maqedoni dhe Shqipëri me BE-në.

“Më shumë se një vit më parë, Këshilli ra dakord të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këshilli vendosi që Shqipëria duhej ende të përmbushte një seri kushtesh për të zhvilluar Konferencën e parë Ndërqeveritare. Raport-progresi aktual i Komisionit Evropian vizaton një panoramë pozitive në pamje të parë. Qeveria jonë është e kënaqur që Shqipëria ka bërë përparim me reformat në disa çështje kyçe dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë fushë, ka përparim, megjithëse shifrat mbi dënimet e zyrtarëve të lartë mbeten një shqetësim. Qeveria holandeze i mbështet përfundimet e Komisionit sipas të cilave Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm në kushtet e paracaktuara. Ky konkluzion është pranuar edhe nga shtetet anëtare, që njësoj si Holanda, ishin kritike vitin e kaluar. Duke marrë parasysh qasjen konstante dhe të ndershme pro zgjerimit të Bashkimit Evropian nga ana e qeverisë tonë, Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë mund të mbahet sapo të arrihet një marrëveshje mbi kornizat negociuese me Shqipërinë”, thuhet në Dokumentin e Qeverisë se kryeministrit Mark Rutte, megjithëse nuk mungojnë dhe rezervat për rrugën që ende duhet bërë deri në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Union.

“Kjo nuk do të thotë që Shqipëria do të jetë gati të bëhet pjesë e BE-së së shpejti. Reformat për shtetin e së drejtës nuk janë ende të plota, dhe ndaj do të jenë pikë kyçe në procesin që duhet ndjekur pas hapjes së negociatave me Shqipërinë. Institucionet duhet të jenë më të forta, politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit, Vettingu i gjyqtarëve duhet të përfundojë dhe të gjitha vendet bosh në sistemin e drejtësisë duhet të plotësohen. As detyrat e udhërrëfyesit nuk janë përfunduar ende. Është bërë përparim, por lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit do të kërkojë vëmendje të vazhdueshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar, përfshirë edhe partnerë si Holanda”.


Pas qëndrimit të shprehur nga qeveria holandeze por dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermani, Austria por dhe Italia duket se Shqipëria do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 Qershorit të Këshillit Evropian për çeljen e kuadrit negociues që do të pasojë konferencën ndërqeveritare.(koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori