LAJMI I FUNDIT:

Hobi i pazakontë i gjermanit, raporton parkimet e paligjshme: Njerëzit mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan

Hobi i pazakontë i gjermanit, raporton parkimet e paligjshme: Njerëzit mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan

Nickas Matei është 18 vjeçar dhe vjen nga një vend në shtetin federal gjerman të Saksoni-Anhalt ndërsa zotëron një biçikletë ku shkruhet “POLIZFI”. Asgjë nga këto nuk do të ishte e çuditshme nëse nuk do të ishte për hobi të pazakontë.

Matei, përkatësisht, ka zbuluar më shumë se 4000 raste të parkimit të paligjshëm gjatë vitit të kaluar, shkruajnë mediat gjermane. Ai i vuri vetes pseudonimin “mjeshtër i denoncimit” dhe për hobi denoncon veturat e parkuara në vend të gabuar.

Siç tha ai në një dokumentar, qëllimi i tij është të zbulojë të paktën një shkelje të paligjshme të parkimit në çdo komunitet gjerman. Matei është vërtet efikas – vitin e kaluar ai shkroi 4,247 paralajmërime. Në statistikat vjetore ai shkruan se “shuma totale e gjobave të mbledhura nga paralajmërimet e mia është 140,995 euro”.


Nuk dihet nëse paralajmërimet e tij do të rezultojnë gjithmonë me gjoba. Ai raporton shkelje përmes portalit në internet për reklamimin e parkimit të paligjshëm dhe siç tha ai, beson se kjo që bën në fund mund të “përfitojë komunitetin, edhe pse dëmton automjetin e parkuar në mënyrë të paligjshme”.

“Njerëzit mendojnë se mund të parkojnë si të duan. Sidomos në fundjavë mendojnë se nuk do të ketë polic, por më pas shfaqen njerëz si unë”, shpjegon kjo 18-vjeçare.

“Është në kundërshtim me ligjin. Me atë 15 euro gjobë mund të blihen dy llamba në bashki. Pra nga kjo përfiton edhe arka e shtetit”, shtoi Matei.

Për ata që pyesin – gjithçka që ai bën është e ligjshme, sepse ai ka shkruar “POLIZFI” në biçikletë në vend të “POLIZEI”, kështu që teknikisht ai nuk po imiton policinë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Audi vazhdon të promovojë

Audi vazhdon të promovojë "vagonët" - tani vjen me A6 Avant

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto
Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Auto
Kalo në kategori