Pas reagimeve të fundit të QUINT-it për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për tokat e Manastirit të Deçanit, historiani Muhamet Mala, ka thënë se pronat e manastirit, duhet të shikohen me disa kritere, me anë të cilave mund të elbarohet çështja e këtij objekti.
I ftuar në Debat Plus, Mala, ka thënë se Manastiri i Deçanit, mund të elaborohet nga këndvështrimi kulturor, fetar, juridik dhe politik.
Sipas këndvështrimit politik, ai ka thënë se kjo temë tashmë po kalon në një natyrë politike.
“Së pari çështja e pronave, objekti i kulteve, mund të elaborohen nga këndvështrimi historik, kulturor, fetar, juridik dhe politik, që janë të lidhura njëra me tjetrën, sepse tash kjo problematikë ka rrjedhur si pasojë e këtyre dy elementeve tjera të cilat nuk janë elaboruar siç duhet.
Sipas tij, madje edhe në kontekstin e terminologjisë është konsideruar si etni serbe.
Sa i përket këndvështrimit kulturor, për një periudhë tetë vjeçare, ndërtimi i tij është bërë me stilin gotik dhe romanik, që dallon nga stilet e tjera ortodokse.
“Manastiri i Deçanit ka konotacion tjetër që rrallë herë përmendet, sepse kjo zonë ishte jashtë ndikimit të Manastireve të Rashës. Mund të themi me plotë të drejtë se në aspektin e historisë së artit, Manastiri i Deçanit i takon shkollës arbërore dalmatine”, ka thënë Mala.
Sipas tij, është krijuar një percepcion negativ që të gjitha objektet ortodokse duhet të jenë serbe, e siç thotë ai shumë herë bëhet pyetja se çka kërkojnë muslimanët në manastiret ortodokse katolike serbe, sipas tij, sigurisht që e kërkojnë një pjesë të historisë së tyre.
Ndërsa sipas këndvështrimit kulturor-fetar, ai thotë që nuk duhet të ketë ngjyrime fetare për Manastirin e Deçanit.
Ndërsa sipas këndvështrimit politik e juridik, ai ka thënë se gjykatat dhe vendimet e fundit që janë marrë, në konceptin historik , këto vendime janë të stilit mesjetar, sepse vetëm në mesjetë , manastireve në formën e dhuratave iu janë dhuruar prona.
”Tashmë në kohën moderne, nuk ka kontekst ekonomik, por është i politizuar, prandaj nga konteksti historik po bëhen gabime politike”, ka thënë Mala.
Po ashtu edhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, për Manastirin e Deçanit ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 është vendim i pa apelueshëm.
“Vendimi i 2016, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendim i pa apelueshëm, sepse nuk jemi pjesë e Gjykatës së Strasburgut”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai për këtë çështje ka thënë se nuk është zbatuar parimi i sigurisë juridike.
Ndryshe, më 20 maj, Ambasadorët e QUINT-it, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët lidhur me çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit.
Në deklaratën e përbashkët të QUINT-it, thuhet se në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë, ndërkaq përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar.
Po ashtu, tutje në deklaratë thuhet se zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike.
Po ashtu, ato janë parakushte për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025