Fondacioni kulturor "Saadi Shirazi", përktheu dhe botoi në gjuhën shqipe librin "Historia e letërsisë perse" të autorit iranian Ahmed Tamimdari.
Botimi i këtij libri bëhet me rastin e shpalljes të vitit 2009-të nga ana e Unesco-s si viti botëror i gjuhëve. Duke pasur parasysh kapacitetet e pranisë dhe të kaluarës të letërsisë perse në trojet shqiptare, ky libër do të shërbejë si një burim i përshtatshëm për të interesuarit dhe hulumtuesit shqipfolës të rajonit.
Libri në fjalë u përkthye nga Abdullah Rexhepi, student shqiptar që vazhdon studimet për doktoraturë në gjuhë dhe letërsinë perse në Iran. Redaktimi i librit është bërë nga prof.dr Jorgo Bulo, një nga figurat më të shquara të gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Në parathënie të këtij libri të drejtorit të fondacionit kulturor "Saadi Shirazi", Shahrouz Falahatpisheh thuhet: "Letërsia perse është një thesar i madh dijesh dhe njohurish. Kjo letërsi ka mundur më së miri që të ruajë mësimet e saj dhe ti përcjellë ato te popujt, te kulturat dhe qytetërimet e tjera botërore”.
Në shumë vende të botës edhe pse s’ka pasur ndonjë institucion kulturor iranian, që të përkthente, të botonte dhe të promovonte vepra nga letërsia perse, u vu re se shumë prej veprave të letërsisë iraniane ishin përkthyer dhe botuar, në mënyrë të vullnetshme dhe të vetvetishme, nga intelektualët dhe nga elita kulturore së shoqërisë së vendeve përkatëse.
Letërsia perse është e njohur edhe në Shqipëri; shoqëria dhe kultura shqiptare e kanë njohur këtë letërsi para më shumë se gjysmë shekulli. Vepra të letërsisë perse si "Gjylistani dhe Bostani" i Sadiut, pjesë të zgjedhura nga "Shah Nameja" e Firdeusit, "Rubairat" e Omar Khajamit në këtë vend janë përkthyer dhe botuar në mënyrë të vetvetishme." /shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Dështimi i atentatit ndaj kryeministrit të Perandorisë Osmane, në shenjë hakmarrje për Ismail Qemalin
Saimir Pirgu, fitues i çmimit “Pavarotti d’Oro”
Poezitë e para evropiane për Skënderbeun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para