LAJMI I FUNDIT:

Historia e emigrantit pakistanez në SHBA – hero i ushtrisë amerikane

Historia e emigrantit pakistanez në SHBA – hero i ushtrisë amerikane

Rreth 6,000 anëtarë të ushtrisë amerikane vetëidentifikohen si myslimanë, sipas Pentagonit. E komandanti i përgjithshëm i tyre i ardhshëm mund të jetë një njeri i cili ka bërë thirrje për ndalimin e të gjithë njerëzve të besimit të tij të hyjnë në SHBA.

Këtu, sipas fjalëve të tij, është historia se si një emigrant – i cili është mysliman – u bashkua me Ushtrinë amerikane, luftoi jashtë shtetit, u bë një qytetar, ka fituar një yll bronzi, dhe tani është i shqetësuar për mundësinë e rritjes së fëmijëve të tij në një vend ku Donald Trump është president, përcjell Telegrafi.


Hanif Sangi dhe gruaja e tij Kanwal jetojnë në Elliott City, Maryland, me tre fëmijët e tyre. Sangi punon për qeverinë federale si inxhinier.

Ky është rrëfimi i tij:

Unë kam ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999 nga Pakistani dhe mendimi im i parë ishte: “Si mund të shërbejë në këtë vend të madh?” Në vitin 2000, sikurse edhe shumë emigrantë në këtë vend që e kishin bërë, edhe unë u bashkova me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Shërbeva në Divizionin e Parë të Kalorësisë së ushtrisë amerikane dhe në Forcat elitare speciale të ushtrisë.

Kam qenë i zellshëm për të nderuar vlerat e flamurit dhe vlerat amerikane, për të ruajtur mënyrën tonë të jetës dhe liritë tona kushtetuese. Armiqtë e Amerikës ishin armiqtë e mi, dhe ende janë.

Xhihadi im (lufta) ishte për të mbrojtur besimin tim dhe qytetarët e këtij kombi të madh.

Unë jam personalisht i ofenduar nga ata që të bëjnë të pamundurën për të çuar përpara agjendën e tyre personale apo politike duke keqinterpretuar fenë time.

Emri im është Hanif Sangi, dhe unë jam një amerikan, një emigrant, një mysliman, një veteran i ushtrisë amerikane, i cili ka shërbyer në luftime, dhe një marrës i Yllit të Bronztë për heroizëm – vendimi më i mirë i marrë ndonjëherë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori