Hipokrizia e një fundamentalisti katolik
Deklaratat e Kardinalit të Kishës Katolike Romake dhe anëtarit të Këshillit Papnor, Walter Kasper për një agjenci të huaj se Vatikani deri më tani nuk e ka njohur Kosovën si shtet për shkak të respektit ndaj Kishës ortodokse serbe, se Kosova është djep dhe qendër e ortodoksizmit serb, se Vatikani do të angazhohet për mbrojtjen e përmendoreve ortodokse, manastireve e kishave dhe është shumë i shqetësuar për shkak të “brutalitetit të caktuar kulturor”, padyshim ka nxitur pezëm dhe shqetësim të madh në Kosovë, por edhe ka hapur debat lidhur me raportin, si për misionin e saj, por edhe për misionin ndaj kauzës shqiptare në Ballkan.
Ka një kohë të gjatë, që Kisha Katolike Romake po përballet me vështirësi të ndryshme, duke filluar nga ato politike, por edhe skandale seksuale. Tashmë, kjo Kishë gjendet në një krize morale dhe të krijohet bindja sikur disa njerëz udhëheqës të saj, sidomos pas deklaratave të pamatura politike dhe abuzime seksuale e kanë humbur arsyen e shëndosh të misionit të tyre.
Duhet theksuar veçmas deklaratën e këtij kardinali, e cila nuk përputhet me arsyen humane e njerëzore, por edhe kishtare, sepse të mbrosh krimin, të radhitesh në anën e tij dhe antivlerave njerëzore, kjo nënkupton një ogur të zi për të ardhmen e saj dhe të vet misionit të saj.
Deklaratat e kardinalit Walter Kasper tregojnë se ne ç’krizë politike dhe morale kanë rënë njerëzit e saj, por edhe për devijim total të vlerave të mirëfillta religjioze, morale e njerëzore. Po ashtu, kjo tregon për mos durim dhe urrejtje ndaj religjioneve tjera, por edhe për fundamentalizëm katolik.
Kur kaq shpejtë kardinali gjerman Kasper kishte harruar se në mbrojtje të vlerave humane dhe njerëzore e gjithë bota demokratike në vitin 1999 kishte ndërhyrë në Kosovë ushtarakisht për ta mbrojtur dhe shpëtuar një popull të tërë nga shfarosja kolektive e një politike fashiste e bazuar mu në vlerat e ortodoksizmit sllav.
Atëherë, mund të shtrohen dilema të ndryshme, se për veç krizës morale dhe skandaleve të ndryshme, disa njerëz udhëheqës të kësaj kishe kanë probleme psikike dhe krizë hipokrite, sepse të mbrosh xhelatin dhe të akuzosh viktimën, kjo edhe sipas Biblës dhe Kuranit është mëkat (gjynah). Andaj, këta mediokra po bëjnë mëkate të mëdha dhe duhet të ndalen, sepse nëse nuk ndalen tash mund të jenë burim i konflikteve të mëdha në mes civilizimeve, por edhe i tragjedive të mëdha njerëzore. Kjo ka ndodhur gjatë së kaluarës dhe nuk guxon të ndodhë në të ardhmen, sepse dënimi është i madh nga Zoti, si në këtë botë, por edhe në botën tjetër.
Ky dhe shumë kardinal të tjerë duhet të kuptojnë drejt njëherë e përgjithmonë se Kosova kurrë nuk ishte tokë serbe dhe qendër e ortodoksizmit serb, por ka qenë, është dhe do të jetë tokë arbërore, ndërsa të parët tanë ilirët nuk kishin as kisha, as xhamia, por ishin një popull pagan. Ata më vonë kishin përqafuar krishterimin ky ishte religjioni i parë i tyre. Manipulimi i madh me objekte fetare ishte një plan i hartuar mirë nga politika sllave, pasojat e së cilës po ndjehen edhe sot e kësaj dite.
Një argument shtesë është se mbi themelet e kishave katolike janë ndërtuar ato Ortodokse, vlen të përmendet, sidomos Kisha e Deçanit, të cilës u është ndërtuar vetëm kulmi dhe interieri i brendshëm. Arkitektura e themeleve dhe muret e saj nuk ndryshojnë asnjë milimetër prej arkitekturës kishtare në Vatikan.
Atëherë, si mund të jenë këto kisha ortodokse dhe sllave, kur dihet se rrënjët e ortodoksizmit sllav fillojnë nga fundi i shek.XV, ndërsa ato katolike ishin ndërtuar shumë kohë më parë? Pra, pushtuesi sllav kishte plane të ndryshme të manipulimit, si me objekte fetare, por edhe në shumë sfera tjera të jetës.
Tashmë, kur shqiptarët njihen botërisht si populli më tolerant në aspektin fetar, i cili ka tri fe, i cili deri më tani nuk kishte as problemin më të vogël ndërfetar, ndërsa Kisha Katolike Shqiptare kishte kontribuar shumë në zgjidhjen e kauzës kombëtare. Misioni i saj ishte human, ajo duhet të distancohet nga deklaratat e tilla, por edhe të largojë këta njerëz të “krisur”, të cilët dëshirojnë të prishin harmoninë fetare dhe të krijojnë probleme ndër shqiptare. Sidomos, rasti i fundit i Dom Anton Kçirës në Detroit të SHBA-ve, i cili kishte deklaruar se Milosheviqi nuk do të bënte keq sikur të masakronte 2 milionë qenë (shqiptarë) të besimit mysliman është tepër skandaloz dhe johuman. Ky ‘kokëkrisur” nuk duhet të ketë vend në Kishën Katolike Shqiptare, sidomos në SHBA, sepse demagogjia e tij për shfaqjen e tij më amerikan se amerikanët është virtyt i njerëzve të mjerë, servil, pa kurrizorë dhe hedonist, të cilëve qëllimi nuk ju dihet.
Andaj, është mirë që religjioni është i ndarë nga shteti dhe duhet të jetë autonom në vendimet e tij, por duhet pasur kujdes të madhe në politikën e saj kishtare, por edhe në respektimin e vlerave të religjionit tjetër, pa marrë parasysh, cilit religjion i takojmë. Shumësia e religjioneve ndër shqiptarët tregon se ky popull ka vlerë të madhe, por duhet ruajtur këto vlera në mënyrë që të ecim së bashku drejt zhvillimeve të reja dhe vlerave më të zhvilluara kombëtare e njerëzore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker