LAJMI I FUNDIT:

“Highway to Hell” e popullarizuar nëpër funerale

“Highway to Hell” e popullarizuar nëpër funerale

Kënga e grupit legjendar të muzikës rok AC/DC, "Highway to Hell" ("Rruga për në Ferr") është bërë hit i funeraleve në Australi.

Sipas mediave të atjeshme, kënga e Ozzy Osbourne, “Ding Dong the Witch is Dead” (“Ding Dong shtriga vdiq”) dhe kënga e Queen, “Another One Bites the Dust” (“Edhe njëri kafshon pluhurin”), janë po ashtu të popullarizuara.

Menaxherët e funeraleve në Centennial Park, varrezat më të mëdha në Adelaide, thonë se vetëm dy himne klasike ende mbeten në top-dhjetëshin e këngëve për funerale: “Amazing Grace” dhe “Abide With Me”.

“Highway to Hell”, e cila përmban fjalët: “Po shkojmë poshtë, do të kënaqemi; Edhe miqtë e mi do të jenë atje”, është kryeson top-dhjetëshin e përcjellë nga hiti i Led Zeppelin “Stairway to Heaven” (“Shkallët për në Parajsë”).