LAJMI I FUNDIT:

Hidhini një sy shallit

Hidhini një sy shallit

Pak aksesorë e ndezin fantazinë ashtu si shalli: Kështu mund të zgjidhni midis shembujve më të mirë, për materialin, gjatësinë dhe mënyrën e të vënit.

Është për t’u habitur sesi një aksesor i thjeshtë i modës, sikurse që është shalli, mund të kontribuojë aq shumë në një pamje femërore, respektivisht të bukur e joshëse.

Nëse bën ftohtë është mirë të zgjidhni një shall. Por një të tillë mund ta mbani edhe në verë nëse doni, sidomos nëse fustani ka dekolte tepër të thellë.

Këtë sezon, disenjatorët preferojnë femrën e cila ka një sensualitet të sofistikuar, ku në sy bie sidomos shalli i gjatë.


Porosia joshëse që bartë shalli është edhe më e theksuar nëse ai kombinohet me bluza të gjera e të mëdha, me pallto, ‘cardigan’ dhe fustane, me ç’rast vjen deri te theksimi më i madh i siluetës së femrave. /Telegrafi/