LAJMI I FUNDIT:

Hidhet hapi i parë drejt investimit 70 milionë euro në energjetikë

Hidhet hapi i parë drejt investimit 70 milionë euro në energjetikë

Drejtori i KOST-it, Fadil Ismaji tha për Telegrafi.com se nënshkrimi i këtyre dy marrëveshjeve është hapi i parë drejt fillimit të ndërtimit të linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt në mes të dy vendeve, projekt i cili sipas tij pritet të kushtojë rreth 70 milionë euro dhe do të financohet nga banka gjermane KWF.

Një pjesë e këtyre parave do të jepen ne formë të kredisë ndërsa një pjesë tjetër në formën e donacioneve. Ndërtimi saj do të ndihmojë Shqipërinë dhe Kosovën në stabilizmimin e furnizimit me energji elektrike.

Nesër me 30 janar 2009, në ora 15:00 në ndërtesën e KOSTT sh.a, do të nënshkruhen dy marrëveshje në mes të KOSTT dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Shqipërisë, që kane te bejne me implementimin e projektit të linjes interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri dhe

"Do të nënshkruhet Marrëveshja për implementimin e projektit të linjes interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri dhe Marrëveshja e Interkoneksionit KOSTT sh.a-OST Shqipëri’, thuhet në komunikatën për media.


Të pranishëm në ceremoninë solemne do të jenë, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, KfW, si dhe akterët më relevant në sektorin e energjisë në Kosovë.

Ekspertët kanë konstatuar se ndërtimi i kësaj linjës do të kontribuonte në stabilizimin e sistemeve të dy vendeve për shkak se prodhimi në Shqipëri bazohet në hidrocentrale ndërsa në Kosovë s në termocentrale.

Në kohën kur në njërin prej vendeve mund të ketë krizë hidrike apo e kundërta, energjia elektrike do të mund të shkëmbehej shumë lehtësisht.

KEK-u ka teprica të energjisë elektrike sidomos gjatë natës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Ekonomi
UBT hap zyrtarisht vitin e ri akademik 2024/25

UBT hap zyrtarisht vitin e ri akademik 2024/25

Ekonomi
Kalo në kategori