LAJMI I FUNDIT:

Heronjtë e Çernobilit: Rrëfimi për tre burrat e guximshëm që ndaluan katastrofën bërthamore, e cila rrezikonte të bënte Evropën të pabanueshme (Foto)

Heronjtë e Çernobilit: Rrëfimi për tre burrat e guximshëm që ndaluan katastrofën bërthamore, e cila rrezikonte të bënte Evropën të pabanueshme (Foto)

Heronjtë e vërtetë janë burrat dhe gratë që bëjnë punën e tyre në rrethana të rrezikshme dhe me pak apo fare shpërblim – vetëm në shërbim të publikut – edhe pse një gjë e tillë mund t’u kushtojë atyre me jetën e tyre.

Zjarrfikësit, oficerët e policisë dhe të tjerët në profesione të ngjashme që vënë jetën e tyre në rrezik, çdo ditë meritojnë të përshëndeten si heronj; edhe nëse ata nuk janë personalisht në rrezik, ata bëjnë një premtim për të lënë jetën e tyre, nëse lindin rrethanat.

Ata mbrojnë shoqërinë – kjo është premtimi themelor që secili e bën kur merr uniformën e njërit nga këto profesione.


Por këtu nuk ka asnjë shembull më të mirë apo të pazakontë të heronjve të zakonshëm sesa burrat që hynë në errësirën e panjohur të një bodrumi në Çernobil pas aksidentit që konsiderohet katastrofa bërthamore më e keqe në histori, në prill të vitit 1986, përcjell Telegrafi.

Misteri i antenave pranë Çernobilit: Edhe pse ishin gjigante dhe afër qytetit të populluar, askush nuk e dinte për çfarë shërbenin (Foto)
Lexo po ashtu Misteri i antenave pranë Çernobilit: Edhe pse ishin gjigante dhe afër qytetit të populluar, askush nuk e dinte për çfarë shërbenin (Foto)

Të tre burrat njihen kolektivisht si “skuadra vetëvrasëse”, sepse ata vlerësohet se menduan së pari për sigurinë kombëtare dhe rrezikuan jetën e tyre për të ndalur katastrofën nga përkeqësimi.

Madje, sipas vlerësimeve, pa veprimet e tyre, Çernobili do të kishte qenë një ngjarje edhe më e keqe, duke përhapur helmimet nga rrezatimi edhe për pjesën më të madhe të Evropës.

Kur shpërtheu një nga reaktorët bërthamorë, u fajësua një kombinim i dështimeve njerëzore dhe problemeve të projektimit.

Por falë veprimeve të tre vullnetarëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një situatë e tmerrshme u pengua që të bëhej plotësisht e paparandalueshme.

Siç bëhet e ditur, një pellg uji u gjend nën një reaktor të dytë dhe rrjedha e metalit të shkrirë, radioaktiv, po i afrohej shpejt.

Nëse këto do të vendoseshin në kontakt, vlerësohet se do të dilte një shpërthim që do të shkaktonte evakuime masive dhe sëmundje rrezatimi; disa sugjerojnë se ajo mund të ketë zhdukur gjysmën e Evropës.

Andrew Leatherbarrow është autori i 1:23:40: Historia e Pabesueshme e Vërtetë e Katastrofës Bërthamore të Çernobilit.

Sipas tij, “nëse kjo do të kishte ndodhur (kontakti) do të kishte shkaktuar një shpërthim të dytë të avullit që do të kishte bërë dëm të paimagjinueshëm dhe do të shkatërronte të gjithë centralin elektrik, përfshirë tre reaktorët e tjerë bërthamorë”.

Për ta parandaluar këtë të ndodhte, punëtorët duhej të kullonin ujin që ishte nën reaktorin.

Por bodrumi ishte përmbytur dhe qasja në tuba dhe çezma ishte e vështirë dhe e rrezikshme.

“Skuadra e vetëvrasjes”, përkatësisht burrat me guxim u futën duke pranuar rrezikun.

Dërguan një dron në Çernobil, këto janë imazhet e papara të pasojës së katastrofës nukleare (Foto)
Lexo po ashtu Dërguan një dron në Çernobil, këto janë imazhet e papara të pasojës së katastrofës nukleare (Foto)

Atyre u tha se, nëse ndonjë gjë do t’u ndodhte, shteti do të kujdesej për familjet e tyre si një simbol i mirënjohjes.

Edhe pse historia e asaj që ata bënë ka marrë përmasa pothuajse mitike, ata me të vërtetë vepruan në mënyrë vetëmohuese dhe në mënyrë të jashtëzakonshme.

Për shkak se bodrumi ishte shumë radioaktiv, burrat kishin veshur tesha të veçanta, dhe, sipas legjendës urbane, të tre vdiqën pak pas kësaj nga Sindroma Akute e Rrezatimit (ARS).

E vërteta është disi më pak dramatike, shpjegon Leatherbarrow. Asnjëri nga këta njerëz nuk vdiq nga ARS, dhe, në fakt, vazhdoi të punonte në industri.

Në librin, për të cilin Leatherbarrow ka kaluar pesë vjet duke studiuar dhe shkruar, pranon se “hyrja në bodrum, ndonëse e rrezikshme, nuk ishte aq dramatike sa miti”.

Por, insiston se, në asnjë mënyrë nuk i zvogëlon veprimet heroike të burrave.

“Ata zbritën në një bodrum të dëmtuar, nën rrezikun e një bërthame të reaktorit të shkrirë që po digjej ngadalë drejt tyre”.

Aleksei Ananenko, Valeri Bezpalov dhe Boris Baranov u bënë vullnetarë për një detyrë që mund të ishte edhe fundi i jetës së tyre.

Pa aktin e tyre të guximshëm, vlerësohet më tej, miliona të tjerë do të kishin vdekur për shkak të Çernobilit, jo vetëm në afërsi, por në të gjithë Evropën.

Në fund thuhet se këta tre heronj, vetëm duke bërë punën e tyre, vështirë se janë “të përditshëm”. Ata vepruan pa menduar për mirëqenien e tyre dhe për asnjë përfitim personal. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori