LAJMI I FUNDIT:

Heroi që shpëtoi fëmijën nga vërshimet në Shkup (Foto)

Heroi që shpëtoi fëmijën nga vërshimet në Shkup (Foto)

Një polic i njësisë speciale të Maqedonisë po cilësohet hero pasi ka shpëtuar nga përmbytjet një vajzë të vogël në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në fotografinë që po shpërndahet në rrjetet sociale shihet polici duke mbajtur në krahë fëmijën e trishtuar dhe me lot në sy.

Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)
Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)

Ndryshe mbrëmë rajoni i Shkupit u godit nga një stuhi e fuqishme me shi të rrëmbyeshëm që pas saj la viktima në njerëz dhe dëme të mëdha. Ministria e Punëve të Brendshme deri në këto momente ka konfirmuar për 22 të vdekur nga përmbytjet dhe disa të plagosur./Telegrafi/


Polici hero