LAJMI I FUNDIT:

Hera e parë pas 40 vjetëve – Mot jashtëzakonisht i ftohtë, Trumpi do të inaugurohet si president në ambiente të mbyllura

Hera e parë pas 40 vjetëve – Mot jashtëzakonisht i ftohtë, Trumpi do të inaugurohet si president në ambiente të mbyllura

Donald Trump do të betohet si presidenti i 47-të në Rotundën e Kongresit amerikan.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale pasi që atë ditë (21 janar) parashikohet që të mbretërojë mot i ftohtë në Uashington.

“Nuk dua të shoh njerëz të lënduar ose të dëmtuar në asnjë mënyrë. Këto janë kushte të rrezikshme për dhjetëra mijëra oficerë të rendit, reagues të parë, qen policie dhe madje kalë, dhe qindra mijëra mbështetës që do të jenë jashtë për shumë orë më 20-tën (Në çdo rast, nëse vendosni të vini, vishuni ngrohtë!). Prandaj, kam urdhëruar që fjalimi i inaugurimit, përveç lutjeve dhe fjalimeve të tjera, të mbahet në Rotundën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, siç ishte përdorur nga Ronald Reagan në vitin 1985, gjithashtu për shkak të motit të ftohtë”, shkroi ai në Truth Social.


Motit parashikohet të jetë nga -5 gradë Celsius deri më -13 gradësh.

Kjo është shumë më e ngrohtë krahasuar me inaugurimin e dytë të Reaganit, i cili u mbajt gjithashtu në Rotund, kur temperatura në mesditë arriti në -13 gradë ndërsa erërat gjatë pasdites e bënin të ndihej si midis -20 dhe -30 gradë Celsius.

Që nga ajo ditë në vitin 1985, temperatura gjatë betimit të një presidenti kanë rënë vetëm një herë: në vitin 2009, kur Barack Obama e mori betimin në një mot prej -2 gradësh. /Telegrafi/

Ronald Reagan