LAJMI I FUNDIT:

Heqja me laser e tatuazheve me ngjyrë

Heqja me laser e tatuazheve me ngjyrë

Është e pamundur që tatuazhi të hiqet menjëherë. Për të shpëtuar prej të gjitha ngjyrave, duhen dy lloje laseri. Metoda varet nga lloji i tatuazhit.

Më e vështirë është heqja e pigmentit të gjelbër, të verdhë dhe vjollcë; i ziu dhe i kuqi hiqen më lehtë.

Tatuazhet e bëra nga profesionistë hiqen me vështirësi, sepse pigmenti depërton më thellë nën lëkurë.

Tatuazhet e cilësisë së ulët bëhen me bojë të lirë me përzierje, të cilat kur ndeshen me laserin ndryshojnë ngjyrë dhe shpesh bëhen të zeza. Po ndodhi kjo, tatuazhi mund të hiqet në dy etapa; nevojitet një kurs plotësues, për të hequr pigmentin e zi.


Nxehtësia, që lëshon laseri, shkatërron pigmentin, kurse sistemi imun "shpëlan" mbeturinat e tij. Si rregull, duhen 10-15 procedura. Kurimi është me dhimbje. Dhe kryhet duke përdorur krem anestezik.

* Bëni një test për reaksionin alergjie, që mund të shkaktojnë përzierjet në pigment.

* Gjeni patjetër një mjek, që merret vazhdimisht me largimin e tatuazheve. Kjo procedurë kërkon përvojë.

* Në asnjë mënyrë mos i prisni tatuazhet dhe mos u rrekni t’i hiqni ato me injeksione; do të mbeten shenja.

* Po të keni tatuazh me ngjyra (ngjyra të ndryshme, përveç të kuqes dhe të zezës), gjeni një klinikë me dy lloje laseri, për të hequr të gjitha ngjyrat. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori