LAJMI I FUNDIT:

Helmi i tarantulës notuese, mund të jetë shërues i një varg sëmundjeve serioze

Helmi i tarantulës notuese, mund të jetë shërues i një varg sëmundjeve serioze

Shumica nga ne nuk do të preknim këtë merimangë as me shkop të gjatë, por një ekspert po pretendon se helmi i kësaj mermimange mund të jetë çudibërës në mjekësi.

Dr. Roben Raven nga Muzeumi i Queenslan të Australisë, beson se helmi nga këto merimanga, mund të jetë çelësi, në shërimin e shumë sëmundjeve.

Tarantula e quajtur Maningrida, e cila mund të notojë, të mbushet me fluska ajri nën ujë dhe të tejkalojë nëpër kanale shumë të ngushta, ka edhe një helm shumë të koncentruar.

Eksperti Raven, nuk ka dhënë detaje, se si do të ndihmojë ky helm apo cilat sëmundje mund t’i luftojë, por ka ngjallur shpresën, se mund të përdoret në trajtimin e shumë sëmundjeve. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori