LAJMI I FUNDIT:

Haziri viziton Klinikën Infektive në Gjilan: S’ka asnjë rast të dyshimtë me COVID-19

Haziri viziton Klinikën Infektive në Gjilan: S’ka asnjë rast të dyshimtë me COVID-19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Klinikën Infektive të Spitalit Regjional, ku u informua se deri në këtë moment nuk ka asnjë rast të dyshimtë me COVID-19.

“Spitali i Përgjithshëm, IKSHP dhe Klinika Infektive janë në vijën e parë të luftës. E falënderoj dr, Burbuqe Shkodra, dr. Ajhane Sefiu dhe dr. Ukshin Ismaili dhe krejt ekipin e mjekëve që 24 orë e shtatë ditë nuk po ndalen në këtë angazhim. Gjilani vazhdon t’i trajtojë rastet në familjen Shaqiri në Vrapçiq, ndërkaq rasti i Zhegrës ka dalë negativ në testin e dytë dhe tashmë trajtohet si i shëruar”, ka thënë Haziri, pas takimit.


Haziri pohoi se do të vazhdohet me masat e njëjta të shtrëngimit, në mënyrë që të mos lejohet përhapja, derisa theksoi se familja Shaqiri nuk ka nevojë për shqetësim.

“Le të qëndrojnë në shtëpi. nuk kanë nevojë të vinë në spital sepse ne iu shkojmë në shtëpi me ekipet tona. Koordinimi i të gjithëve e parandalon përhapjen e virusit dhe e parandalon daljen nga burimi. Duhet të vazhdojmë kujdesin në higjienë, ta mbajmë distancën dhe të përshëndetemi me zemër”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Ai ka apeluar qytetarët që të vetëpërmbahen edhe në qarkullimin gjatë ditës ani pse është lejuar dalja, ndërkaq ka njoftuar se po vazhdon shpërndarjen e ndihmave për familjet sociale dhe po iu dërgohen në shtëpi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori