LAJMI I FUNDIT:

Haziri thotë se vetëm naivët janë befasuar me veprimin e Teuta Rugovës

Haziri thotë se vetëm naivët janë befasuar me veprimin e Teuta Rugovës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se veprimi i deputetes së kësaj partie, Teuta Rugova (qëndrimi në sallën e Kuvendit për ta mundësuar kuorumin për pozitën) nuk ka qenë ndonjë befasi.

“Unë nuk do të doja shumë ta komentoja, por veprimi është i përsëritur. Pjesëmarrja në seancë e deputetes së LDK-së Teuta Rugova ka qenë e paralajamëruar dhe e pritur për mua si nënkryetar i LDK-së dhe e thënë për gjithë Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të LDK-së”.

“Vetëm naivët politikë kanë mund ta besojnë ndryshe sjelljen e Teuta Rugovës. Edhe pse e re, ajo ka një konsistencë politike në këtë mandat qeverisës, shpeshherë edhe në kundërshtim me vullnetin e Grupit Parlamentar apo edhe Kryesisë së LDK-së. Por me këtë fakt është dashtë të mësohen deri tash Grupi Parlamentar dhe të veprojnë politikisht konform këtij veprimi” tha Haziri për Klan Kosovën.


Ai ka folur edhe për kërkesën e deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, që ka kërkuar edhe përjashtimin e koleges së tij (Teuta Rugova), duke marrë shkas nga veprimi i sotëm.

Haziri ka bërë thirrje që të mos etiketohen njerëzit brenda LDK-së.

“Po më duken deklarata të ngutshme. Kisha apeluar që të mos kualifikojnë dhe të mos bëjnë thirrje politike pa vend dhe ta paqëndrueshme sepse Grupi Parlamentar edhe më tutje, në masën e tij, është unik në veprime, ka mbështetjen e Kryesisë së LDK-së dhe nuk i shkon për hije në asnjë mënyrë kualifikimet, tendencat për linçim, e aq më pak deputetëve që në këtë legjislaturë e kanë mandatin e parë, jo vetëm si deputet por edhe si anëtar të LDK-së”.

“Duhet të respektojnë organizimin e brendshëm, duhet të respektojnë dhe vlerësojnë angazhimin politik që  e kemi brenda, pa e kualifikuar askush askënd, në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë – sepse ajo ka qenë diçka e pritur, fundja”.

Haziri ka thumbuar edhe kolegët e tij opozitarë, për të cilët ka thënë se deri dje kanë qenë në front për të sulmuar LDK-në dhe kryetarin e saj derisa sot po e vlerësojnë rolin e LDK-së.

“Më duhet t’i komentoj deklaratat që vijnë nga kolegë që vijnë nga kampi i opozitës, që deri dje kanë qenë nënshkrues formalë të peticioneve të PDK-së, AAK-së dhe Nismës për ta rrëzuar Isa Mustafën si kryeministër”.

“Deri dje kanë qenë në front me gaz, me bomba gazi dhe koktej molotovi kundër LDK-së, kryetarit të LDK-së dhe kauzës së rrejshme që e kanë ndërtuar”.

“Të njëjtit sot u dëgjuan pasdite që filluan ta vlerësojnë ose ta rivlerësojnë rolin e LDK-së ndryshe. LDK ka një konsistencë politike, ka qëndrim politik që e ruan. Kërkesa jonë është që të mbahen zgjedhjet para dialogut”.

“Formula jonë – ‘Legjitimitet para Dialogut’, është diskutuar me të gjithë. Veprimi i një deputeti tonë nuk do të thotë që kanë vepruar si Grupi i tyre Parlamentar kur kanë nënshkruar mocione dhe kanë vepruar politikisht për ta rrëzuar qeverisjen e LDK-së”, ka thënë Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori