LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Respektoni vendimet, mos të vjen puna që pandeminë ta kaloni në burg

Haziri: Respektoni vendimet, mos të vjen puna që pandeminë ta kaloni në burg

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se nga sot, ҫdo qytetar që del në ambiente publike pa dorëza e maska, do të dënohet ashpër.

Ai njoftoi, po ashtu se nëse policia dhe inspekcioni komunal do të hasë në raste të shërbimeve e shitblerjes pas maska dhe dorëza, do të dënohet edhe marrësi edhe dhënësi i shërbimeve, transmeton Telegrafi.

“Nga dje kemi hyrë në plan të ri operacional në Gjilan, në koordinim me të gjitha institucionet lokale dhe qendrore. Zbatimi i vendimeve është obligativ. Në rast se thyhet rregulli i daljes sipas numrit të letërnjoftimit, shkeljeve të rregullave në trafik, mos mbajtjes së distancës, mos pajisjes me maska e dorëza, dënimet do të jenë të ashpra, sipas ligjeve në fuqi. Mos na detyroni që t’i zbatojmë këto masa rigoroze që përfundojnë me procedura penale”, ka deklaruar Haziri.


Kryetari Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të mos tentojnë të hyjnë e as të dalin nga zonat e karantinuara, siҫ është Vrapҫiqi, Lladova, Prishtina, Ferizaj, Vitia e Kamenica.

“Në të kundërtën, në kuadër të ligjit për sëmundjet ngjitëse, ai që e shkel këtë vendim, do të dënohet me gjobë mandatore që është shumë e lartë e deri në procedura penale e cila mund shkojë deri në 2 vjet burgim. Kujdes, mos të vije puna që qytetarët ta kalojnë pandeminë në burg”, ka deklaruar Haziri.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 377 persona, kurse 8 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori