Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami sot ka qëndruar për vizitë në komunën ë Gjilanit ku u takua me kryetarin Lutfi Haziri, me të cilin ka biseduar për mbarëvajtjen e mësimit në distancë.
Ministrja Bajrami ka përgëzuar Komunën e Gjilanin për ndihmën që u kanë dalë nxënësve për t’u pajisur me pajisje teknologjisë pasi këto nuk kanë pasur mundësi të ofrohen nga ministria.
Derisa mësimin në distancë e ka konsideruar si proces të suksesshëm, ministrja Bajrami tha se janë në përgatitje të testit të arritshmërisë dhe atij të maturës.
Bajrami tha se Testi i Maturës do të ketë 100 pyetje dhe nuk do të përfshijë pyetje nga njësitë mësimore në distancë.
“Jeni një komunë kampion që iu keni dalë në ndihmë shumë qytetarëve, të cilët janë prekur nga pandemia. Sa i përket mësimit online, ju e dini se ministria ka filluar nga zero pasi nuk kemi pasur asnjë përmbajtje digjitale me një punë shumë voluminoze kanë punuar rreth 200 veta për një muaj dhe kemi arritur t’i kemi ato 1800 video-ligjërata. Është e vërtetë që në fillim ka pasur edhe lëshime teknike dhe përmbajtësore, por kjo ka qenë ngase e kemi bërë të gjithë në presion të kohës dhe pa përgatitje paraprake. I tërë procesi i mësimit në distancë është i suksesshëm per shkak se ne kemi bashkëpunuar shumë mirë me të gjitha drejtoritë komunale në tërë territorin e Kosovës. Dhe mua më vjen mirë që si ministri kemi arritur të ofrojmë mësimin në distancë edhe për komunitetin boshnjak dhe turk. E kemi përmendur që kemi pas ofertë edhe për komunitetin serb, por kryetarët e komunave serbe e kanë refuzuar. Jemi duke bërë përpjekje maksimale edhe për organizimin e testit të arritshmërisë dhe testit të maturës”, tha ajo.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nga shtatori paralajmëroi reforma në administratën e arsimit në këtë komunë.
I pari i Gjilanit tha se mësimi online në këtë komunë është organizuar në mënyrë më të mirë të mundshme.
Haziri kërkoi të bëhet një thjeshtësim i udhëzimit për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave, për çka mori zotimin nga ministrja Bajrami e cila tha se janë duke punuar si ministri në këtë drejtim.
“Ne po paralajmërojmë në shtator një reformë në norma duhet me bë diçka sepse 3.1 milionë euro për një komunë si Gjilani është shumë e madhe, duhet bërë reforma në administratën e arsimit në nivel komune ne iu propozojmë që të thjeshtësohet udhëzimi për zgjedhjen e drejtorëve dhe menaxherëve të shkollave, sepse na kanë komunikuar dhe nuk po mund të menaxhojmë, në mënyrë më të mirë një thjeshtësim profesional për të depolitizuar shkollën përmes një udhëzuesi të qartë”, tha ai.
Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica njoftoi se mësimi online në këtë komunë ka nisur nga data 16 mars në të gjitha nivelet shkollore.
Gagica njoftoi se pengesë në organizimin e mësimit në distancë ka qenë rrjeti i internetit dhe mungesa e pajisjeve teknologjike por që gjendja më pas është sanuar.
“Kemi nxjerr një sondazh që për hulumtim kemi marrë kampion të qëllimshëm nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit gjë që ka rezultuar me një shkallë të lartë të pritshmërisë me mësimin online në të gjitha platformat edhe atë të ministrisë që ka qenë një platformë e rëndësishme për platformën tonë, sepse imputet e marra nga platforma e ministrisë. Natyrisht nga ky sondazh kanë dalë edhe pengesat dhe në ato pengesa kemi intervenuar në ato pika”, tha ai.
Të kënaqshëm procesin e mësimit në distancë e ka konsideruar edhe Këshilli i Prindërve të Gjilanit.
Drejtuesja e këtij Këshilli, Drita Kallaba shprehu dilemat për mbajtjen dhe rezultatet e nxënësve në testin e arritshmërisë dhe atë të maturës.
“Meqë ju keni marrë vendim, ne do ta respektojmë, përndryshe mendojmë se kjo situatë na i ka lënduar pak fëmijët psikikisht, por edhe në aspektin tjetër pedagogjik, sepse të shkëputesh dy muaj nga procesi edukativo-arsimor është pak e rëndë që të kyçet menjëherë, andaj mendoj se do na dështojnë”, tha Kallaba.
Kujtojmë që për shkak të pandemisë, më 23 mars ka nisur mësimi në distancë për të gjithë nxënësit në Kosovë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë