LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Pa Thaçin, nuk do të ketë takim më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë

Haziri: Pa Thaçin, nuk do të ketë takim më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur se Kosova nuk do të ketë delegacion në Shtëpinë e Bardhë, siç ishte planifikuar për 27 qershor.

Sipas tij, Hashim Thaçi nuk do të jetë dhe kështu që ky takim nuk do të zhvillohet.

“Nuk do të ketë takim. Takimi i planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, pasi Kosova nuk ka delegacion më. Prej 4 muajsh, gjykatësi i gjykatës speciale duhet të vendosë”, ka thënë Haziri, në Syri TV.


“Thuhet se ka edhe emra të tjerë, por këtë herë është nisur nga emrat më të njohur. Në këtë rast po flasim për presidentin dhe kreun e opozitës”.

“Hoti ka një agjendë të planifikuar në Bruksel. Delegacioni i Kosovës për në Shtëpi të Bardhë nuk është i plotë. Duhet pjekuri politike dhe dialog i brendshëm, për të gjetur rrugën më të mirë për popullin e Kosovës”, deklaroi Haziri.

Deklarata e Hazirit vjen pasi nikoqiri i takimit në Shtëpinë e Bardhë, i dërguari i posaçëm i presidentit ametikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë sot se takimi i planifikuar në Uashington me datë 27 qershor do të mbahet, megjithëse presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka anuluar pjesëmarrjen pas njoftimit se kundër tij ka ngritur aktakuzë Prokuroria Speciale.

Ai ka thënë se takimi do të mbahet me praninë e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori