LAJMI I FUNDIT:

Haziri: LDK e ka realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve – bërjen e shtetit të Kosovës

Haziri: LDK e ka realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve – bërjen e shtetit të Kosovës

Me një manifestim madhështor, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka shënuar 28–vjetorin e themelimit, në të cilin pos kryetarit të degës dhe nënkryetarit në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë edhe përfaqësues të partisë në nivel lokal dhe atë qendror.

Para të pranishmëve, kreu i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka kujtuar me epitetin më të lartë presidentin Ibrahim Rugova, themeluesit e Degës dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut deri në ditët e sotme.

“Ky përvjetor i madh i lindjes së degës sonë, shënon luftën  dhe rezistencës politike në kohët më të vështira për Kosovën, në luftën për liri, pavarësi e demokraci. Kjo lëvizje politike në atë kohë theu tabutë e ish-Jugosllavisë si shtet dhe të ish-bllokut komunist nw Europën Lindore. LDK është partia e parë politike, e cila guximshëm u themelua nga grupi i intelektualëve të Kosovës dhe elitës kulturore, nga njerëzit e librave dhe të dijes. Periudha gati tre dekadëshe e LDK’së lidhet ngusht me veprimtarinë dhe udhëheqjen themeluesit tonë dhe themeluesit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë Haziri.


Haziri ka theksuar se Lidhja e Ibrahim Rugovës ka realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve me bërjen e shtetit të Kosovës.

“LDK është parti, e cila ka realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve. Rruga jonë për ta bërë shtetin është realizuar. Por, sa është ky shtet i pavarur, i lirë dhe demokratik, prap neve si LDK na mbetet që ta vazhdojmë rrugën dhe ta frocojmë lirinë tonë, ta ruajmë kërcënimin e demokracisë sonë dhe ta shtrijmë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës. Duhet të vazhdojmë t’i kërkojmë të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. LDK duhet të vazhdoj të jetë udhëheqëse dhe bartëse e të gjitha përgjegjësisë dhe bartëse e proceseve. Pa këtë parti nuk është vendosur dhe nuk mund të vendoset për asnjë proces”, ka deklaruar Haziri.

Në emër të kryesisë qendrore kanë folur, Skënder Hyseni e Muharrem Sfarqa, e Arben

Gashi, të cilët thanë se LDK, në krye me Ibrahim Rugovën, e ka dizajnuar projektin e madh të pavarësisë së Kosovës, duke thënë se LDK është sinonim i shtetit të Kosovës dhe si i tillë, nuk do të ishte i mundshëm pa këtë parti.

Ata thanë se LDK e Gjilanit është shpresë për krejt Kosovës sepse “simbolikat të cilat i pëfaqëeson janë simbolika e guximit, vendosmërisë dhe e përkushtimit”.

Në këtë manifestim kanë aderuar në LDK 28 të rinjë, kryesisht studentë të sapodiplomuar.

Në fund, kori i shkollës së mesme të muzikës ka shfaqur para të pranishmëve disa pika korale, të përgatitura enkas për 28 – vjetorin e LDK’së në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori