Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në takimin e mbajtur sot me Komitetin e emergjencave për parandalimin e pandemisë globale, kanë bërë vlerësimin e gjendjes në luftimin e pandemisë globale dhe në bazë të statistikave, deklaruan se ka vazhdimisht rënie të rasteve pozitive.
Kryetari Haziri pasi ka marrë gjendjen e ditëve të fundit dhe vikendit nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, nga Spitali Regjional i Gjilanit, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, nga Policia e Kosovës dhe emergjencat civile, ka konstatuar një rënie të vazhdueshme të rasteve pozitive me Covid-19.
“Gjendja që kanë elaboruar niveli i shëndetësisë në dy sektorët, QRSHP, policia dhe emergjencat civile, na gëzon me lajme të mira sa i përket Covid-19. Edhe më tutje kërkohet që masat mbrojtëse të respektohen maksimalisht dhe infektimin me virus ta ulim deri në pikën zero. Kjo nuk është e lehtë, sepse mjekët dhe policia janë duke punuar me një orar të zgjatur dhe me lodhje të madhe, por është e mundur me respektim strikt të masave mbrojtëse. Ditën e djeshme kishim vetëm një rast pozitiv, sot në ditën e 179 kemi 19 raste të shëruara plotësisht dhe po punojmë të gjithë së bashku edhe me kulturën dhe lojalitetin qytetarë, që raste pozitive të mos kemi fare në Gjilan”, ka thënë ai mes tjerash.
Në bazë të statistikave që ka bërë publike Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, konfirmojnë se Komuna e Gjilanit në përballjen me Covid-19, nga data 13 mars e deri më sot në ditën e 179, ka gjithsej 908 raste pozitive, prej tyre të shëruar plotësisht janë 737 pacient, 39 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë 132 pacient, prej tyre 35 të hospitalizuar të konfirmuar me Covid-19 janë 35 raste.
Apeli i përbashkët dhe i vazhdueshëm nga Gjilani është respektimi i rekomandimeve të institucioneve shtetërore e shëndetësore, përdorimi i masave mbrojtëse, maskave, dezinfektuesve dhe mbajtjes së distancës, si e vetmja mënyrë e luftimit të virusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë