Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk po i sheh si ultimatum deklaratat e fundit të kreut të AKR-së Behgjet Pacollit, pasi ky i fundit ua ka dhënë dhjetë ditë kohë Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën është në koalicion dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që ta bëjnë me dije nëse i kanë numrat për formimin e institucioneve.
Zëvendësi i Mustafës thotë se koalicioni me AKR-në vazhdon të jetë i fuqishëm, ani pse i pari i AKR-së ka kërcënuar se do t’i bashkohet koalicionit PAN me arsyetimin se vendi nuk bën të bllokohet për interesa personale.
“Qëllimi i ndërtimit të koalicionit parazgjedhor me AKR-në është ende i fuqishëm për me ruajt këtë model në mënyrë që procesi të vazhdojë në këtë mënyrë ne mes te koalicionit LDK- AKR Alternativa”, tha të premten për Express, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Behgjet Pacolli në rrjetin e tij social në Facebook ka postuar disa shkrime radhazi ku flet për bllokimin që po bëhet në mos formimin e Qeverisë dhe institucioneve. Ai aty jep edhe zgjidhje. Kërkon që menjëherë të bëhen institucionet.
E për afatin e tij dhjetë ditësh drejtuar LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosjes, Haziri thotë se kjo nuk ka të bëjë më një periudhë kohore, por sqaron se po e presin mundësinë kushtetuese që të jetë LAA ajo që do ta drejtojë Qeverinë.
“Nuk ka të bëjë me afat kohor, por më shumë ka të bëjë me angazhime konkrete derisa ne po presim realisht mundësinë kushtetuese për ta marrë mandatin”, ka vlerësuar Haziri.
Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se për të hënën në ora 10:00 është thirrur vazhdimi i seancës konstituive.
Seanca ka vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve.
Koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, PDK-AAK-NISMA, të cilët edhe u takon propozimi i kryeparlamentarit kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë edhe këtë seancë, sikurse atë të 10 gushtit. /gazetaexpress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania