LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Keq nëse PDK bëhet pjesë e karvanit të opozitës

Haziri: Keq nëse PDK bëhet pjesë e karvanit të opozitës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se i vjen keq nëse “karvanit të opozitës i bashkohet edhe Partia Demokratike e Kosovës”.

Haziri në emisionin “Info – Magazine” të Klan Kosovës, ka thënë se votat nuk mungojnë vetëm për demarkacionin, por edhe për çështje tjera.

“Kemi të bëjmë me mocionin e opozitës, e mbështetur më disa deputetë te pozitës. Votat në Kuvend mungojnë, po mungojnë për çdo lloj ligji, dhe ne mund të pyesim se kush është përgjegjës i menaxhimit të Kuvendit. Në Qeveri nuk ka mungesë te vendimmarrjes. Qeveria i ka përballuar punët me sukses”, ka theksuar Haziri.


Sipas tij, pika e 14 e marrëveshjes në mes PDK-së dhe LDK-së, e parasheh që të mos mbështeten mocione dhe iniciativat e njëanshme, duke shtuar se “nëse prishet Qeveria, PDK nuk mund të llogaritë më ne mirëbesimin dhe konstruktivitetin e LDK-së”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori