Komiteti i emergjencave të Komunës së Gjilanit, për parandalimin e pandemisë globale COVID-19, ka vlerësuar se gjendja në 24 orët e fundit është e qetë.
Sipas një njoftimi për media janë shënuar vetëm tre raste pozitive dhe një numër i madh i të shëruarve, mirëpo edhe më tutje është kërkuar respektimi strikt i masave mbrojtëse për të vazhduar me ulje të rasteve positive deri në pikën zero.
Tutje në njoftim thuhet se kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka udhëhequr takimin me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, ka konfirmuar trend të lehtë në rënie me raste pozitive, gjithashtu edhe lehtësime në menaxhimin e situatës nga institucionet shëndetësore, sepse numri i pacientëve me COVID-19 është më i vogël.
“Javën e fundit kemi një trend të uljes së lehtë të rasteve pozitive. Kjo nuk do të thotë se infeksioni nuk është kërcënues siç ka qenë. Gjendja e përgjithshme në Gjilan nga 869 raste pozitive sa kemi të regjistruara që nga 13 marsi, prej tyre 681 janë shëruar plotësisht deri sot, 39 raste kanë vdekur, ndërsa 149 raste janë aktive dhe nën monitorimin e vazhdueshëm nga emergjencat civile dhe mjekët, e prej tyre 44 janë të hospitalizuar dhe me gjendje të qetë në aspektin shëndetësor. Mostra në pritje të rezultateve nga IKSHP janë 55”, ka njoftuar kryetari Haziri.
Ai më tej ka potencuar se në Gjilan, përveç kësaj katër laboratore janë duke i trajtuar rastet me teste serologjike, ndërsa Komuna e Gjilanit është duke koordinuar punën për vendosjen e një aparati në QKMF, ku pesë mijë mostrat e para do të jenë falas për qytetarë që mbulohen nga ana e Komunës, mirëpo pa testin PCR nuk do t’i trajtohen.
Haziri gjithashtu ka bërë të ditur se në fushën e arsimit gjithçka është gati për fillimin e mësimit me datën 14 shtator dhe për këtë janë të gatshëm edhe ekipet e mjekëve që të monitorojnë gjendjen shëndetësore në vazhdimësi, ku do të jenë në vazhdimësi edhe kujdestaritë e këshillit të prindërve dhe nxënësve.
“Kemi të bëjmë me një numër prej rreth 22 mijë nxënës dhe personel arsimor që do të kthehen në shkolla dhe do të jenë masat strikte me qëllimin e vetëm ruajtjen e shëndetit publik. Në çdo shkollë do të jenë ekipet mjekësore, karshi edhe informimit të qartë për respektimin e masave mbrojtëse. Është duke u bërë evidentimi i mësimdhënësve me probleme kronike frymëmarrje, problem me mushkri, zemër, etj, që do të testohen, sepse nuk duam ta rrezikojmë shëndetin e tyre apo edhe të personelit tjetër dhe nxënësve”, ka bërë të ditur ai mes tjerash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë