LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Heronjtë na mësuan se si kryengritet për atdhe e liri

Haziri: Heronjtë na mësuan se si kryengritet për atdhe e liri

Komuna e Gjillanit ka filluar sot zyrtarisht Manifestimin Tradicional “Flaka e Janarit 2020”. Kreu i komunës Lutfi Haziri me bashkëpuntorë kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, me c’rast potencoi kontributin e heronjve e dëshmorëve,  të rënë në etapa të ndryshme të historisë sonë.

Gjatë vizitës dhe homazheve te varrezat e dëshmorëve, Haziri vlerësoi lartë kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve dhe heronjve, në nderim e dedikim të të cilëve mbahet tradicionalisht ky manifestim në kontinuitet.

“Në 29-vjetorin e “Flakës Janarit”, ne shënojmë tradicionalisht veprën e dëshmorëve, atdhetarëve dhe kryengritësve të mëdhenj të kombit. Duke e vlerësuar gjithmonë këtë kryengritje të Anamoravës, Karadakut e Gollakut, natyrisht që ne jemi sot krenarë në ditën e Rexhep Malës e Nuhi Bersishës.


Ata kanë ndërtuar ideale dhe me sakrificën e tyre, kanë dhënë dëshmi se si kryengritet për atdhe dhe liri”, ka deklaruar Haziri.

Gjatë ditës janë bërë vizita e homazhe te lapidari i heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe viztë në Kazermën e FSK-së, ndërkaq në mbrëmje do të bëhet ndezja e Flakadanit, që shënon zyrtarisht fillimin e manifestimit të sivjetmë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori