LAJMI I FUNDIT:

Hazard: Jam i lumtur te Chelsea

Hazard: Jam i lumtur te Chelsea

Reprezentuesi belg nuk dëshiron të largohet prej skuadrës angleze Chelsea.

Eden Hazard u ka dhënë spekulimeve rreth të ardhmes dhe transferimit te Real Madridi, duke këmbëngulur se do të qëndrojë në Stamford Bridge.

“Shpresoj që edhe sezoni i ardhshëm të jetë i njëjtë si ky i fundit, ku u shpallem kampion. Dëshiroj të zgjidhem Futbollist i Vitit në Ligën Premier”, ka deklaruar belgu.


“Nuk mendoj të largohem pasi që jam shumë i lumtur këtu”.

Hazard aktualisht është i lënduar, me ç’rast do të humbasë fillimin e sezonit. /Telegrafi/