LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu: Vetëvendosje nuk do ta zbatojë asnjë marrëveshje të Hotit

​Haxhiu: Vetëvendosje nuk do ta zbatojë asnjë marrëveshje të Hotit

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se secila marrëveshje që do të nënshkruhet nga kryeministri Avdullah Hoti nuk do të zbatohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini ka thënë se delegacioni i Kosovës hoqi dorë nga pavarësia në Uashington.

“Këta shkuan për të kërkuar njohjen nga Serbia e hoqën dorë vetë nga njohja pasi heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare nënkupton heqje dorë nga pavarësia e Kosovës. Nuk mund ta përfaqësoj një kryeministër legjitim Kosovën në asnjë marrëveshje. Secila marrëveshje që do të nënshkruhet prej Hotit nuk do të zbatohet nga Lëvizja Vetëvendosje”, u shpreh Haxhiu.


Ajo ka theksuar se pikat e zotuara në SHBA mund të bëhen tema në Bruksel, por se Lëvizja Vetëvendosje këto çështje nuk do t’i dërgojë në Kushtetuese pasi sipas saj, ato janë vetëm zotime dhe jo marrëveshje.

“Ne nuk e dimë se çfarë ka diskutuar Hoti në Bruksel. Nuk e dimë nëse ka biseduar për Zajednicën e cila në 23 nene kundërshtohet nga Gjykata Kushtetuese. Këta edhe kur shkojnë, nuk e dinë për çfarë shkojnë, por edhe kur flasin, nuk e dinë se për çfarë flasin”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa nënkryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi tha se pas marrëveshjes së Uashingtonit, Kosova është një hap më larg nga njohja e Serbisë.

“Ju iu jemi dorëzuar Serbisë me faktin që keni nënshkruar një moratorium për mos anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori