LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Do të themelohet Byroja për konfiskimin e pasurisë së paligjshme

Haxhiu: Do të themelohet Byroja për konfiskimin e pasurisë së paligjshme

Ish-ministrja e Drejtësisë nga LVV, Albulena Haxhiu, ka folur për prioritetet e Qeverisë “Kurti2”.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, për albanianpost, thotë se ndër prioritet e para do të jetë procedimi në Kuvendin e Kosovës i projektligjit për konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.

“Në mandatin e kaluar ne kemi punuar në hartimin e koncept-dokumentit për këtë, tani ka mbetur që në bazë të atij koncept-dokumenti, i cili ka qenë edhe publik, të draftohet projektligji dhe të procedohet në Kuvendin e Kosovës”, thotë Haxhiu.


Ajo thekson qëllimi është fuqizimi i mekanizmave për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe vendosja e barrës së provës te personi që i kërkohet justifikimi i pasurisë.

“Po ashtu ne do të punojmë edhe në themelimin e Byrosë së lartë të hetimeve që do të merret vetëm me korrupsionin e nivelit të lartë”.

Në anën tjetër, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thekson se Kosova ka kornizë jashtëzakonisht të avancuar lidhur me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar me aktivitet kriminal.

Por sipas tij, sfidë mbetet zbatimi i ligjit në vend.

“Problemi kryesor në Kosovë është mungesa e zbatimit të ligjit në praktikë, mungesa e dënimeve finale që do t’i hapnin rrugë konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale”.

Miftaraj thotë se vetëm pas procesit të Vetting-ut kjo iniciativë e LVV-së do të jepte rezultat.

“Iniciativa do kishte efekt nëse do të kishim institucione të pavarura të drejtësisë, të paanshme dhe që kanë vullnet dhe guxim për të zbatuar ligjin, e që kjo sot nuk ekziston”.

Ndërkohë, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu, ka thënë se tashmë kanë hartuar një raport me shumën e konfiskuar që dyshohet se u fitua në mënyrë të kundërligjshme.

“Ne në këtë moment mund të japim statistikat e përgjithshme për vitin 2020 qe janë si ne vijim: Ngrirje-sekuestrim: rreth 19 milionë euro dhe Konfiskim: 476 mijë euro”.

Fazliu tha se ky raport i është paraqitur Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe pret që shpejt i njëjti të aprovohet.

Por ai nuk ka dhënë detaje shtesë se kush janë këta persona që u është sekuestruar dhe konfiskuar pasuria.

“Sapo i njëjti të aprovohet, atëherë do të jemi në gjendje të ofrojmë të dhëna më të detajuara”, përfundoi Fazliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori