LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu e quan të çuditshëm veprimin e PDK-së, pasi çoi vendimin e qeverisë në Kushtetuese

Haxhiu e quan të çuditshëm veprimin e PDK-së, pasi çoi vendimin e qeverisë në Kushtetuese

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i quan hipokrizi dhe sjellje të çuditshme veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit pasdite ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja që kanë hyrë në fuqi më 15 prill për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Për këtë, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për KP thotë se Gjykata Kushtetuese merret me dekretet, gjegjësisht vendimet e qeverisë, dhe jo të ministrive. Prandaj, siç thotë ajo, nuk po kuptohet baza në të cilën është thirrur Partia Demokratike e Kosovës për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese një vendim të tillë.

“Është një qasje shumë e çuditshme e Partisë Demokratike të Kosovës. Në fakt ne kemi parë që prej kohës kur qeveria ka nisur me masat kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, ka pasur një qasje shumë tendencioze dhe jo bashkëpunuese. Nxitje apo përçarje dhe urrejtje dhe në asnjë rrethanë nuk kanë pranuar që të bashkëpunojnë me institucionet e Republikës së Kosovës apo në këtë rast qeverinë. Në këtë drejtim, qasja e tyre që të kundërshtosh në kryesinë e kuvendit nismën ligjore, e cila është hartuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dhe pastaj të dërgosh një çështje në Gjykatën Kushtetuese duke thënë që është në shpërputhje me Kushtetutën është komplet një qasje e çuditshme, një hipokrizi”, thotë ajo.


Ndër të tjera, Haxhiu thotë se në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe nismës ligjore të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, PDK në vazhdimësi ka bllokuar atë përkundër këtyre përpjekjeve.

“Të bësh thirrje ta respektosh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në anën tjetër të bllokosh atë që ka kërkuar Gjykata Kushtetuese, është qasje komplet e çuditshme dhe është hipokrizi. Prandaj po them se masat që ka marrë Ministria e Shëndetësisë janë në linjë të plot me rekomandimet apo me udhëzimet që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj”, shton Haxhiu.

Sipas saj, Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme që të kundërshtojë çdo punë të mirë që po bën qeveria tashmë në detyrë. Ndërsa, kjo parti ka deklaruar se një vendim i tillë nuk ka përputhshmëri me Kushtetutën dhe ka shkelje të të drejtave të njeriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Jehona Hulaj
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Lajme
​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

Arsim
Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori