LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Jemi stabilizuar

Haxhiu: Jemi stabilizuar

E nisën me shumë probleme, por numri një i tyre mendon që tani klubi është stabilizuar. Kryetari i Trepçës, Nexhmedin Haxhiu, vazhdon të mos jetë afër klubit, pasi që ende ndodhet në Shqipëri.

Megjithatë, ai thotë për Arena që ‘xehetarët’ tani më janë rehatuar. “Është fakt që nuk ndodhem fizikisht afër klubit, por unë gjithmonë jam i gatshëm që të ndihmoj Trepçën. Fillimin e kampionatit e kemi pasur të vështirë por mendoj që tani jemi stabilizuar”.

“Sa i përket trajnerit, deri në fund të vitit do të vazhdojmë me Sheremet Isufin e pastaj të shohim”, tha Haxhiu. Trepça e tij, mbanë vendin e tetë në renditje me 12 pikë të tubuara. /Tribuna/Telegrafi/