LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu e merr seriozisht përforcimin e Trepçës

Haxhiu e merr seriozisht përforcimin e Trepçës

Nexhmedin Haxhiu në aksion. Kryetari i Trepçës ka filluar të ndërmarrë masa të mëdha, me qëllim që skuadra e tij t’i shmanget sa më shpejt rrezikut për të rënë nga Superliga. Haxhiu po vazhdon të sjellë përforcime të mëdha në klubin gjelbër e zi. Pas nigerianit Michael Olakitan Sannin, Dardan Berishës e Isuf Sejdiut, Haxhiu të hënën e ka angazhuar në skuadrën e tij edhe mesfushorin e njohur, Shpëtim Babajn dhe mesfushorin e deritanishëm të Ferizajt, Lorik Maxhuni.

Ndërkohë, të martën në Mitrovicë do të zbarkojnë edhe tre futbollistë tjerë nga Shqipëria. Këtë e ka konfirmuar Haxhiu të hënën për Arenën. “Nënshkruam kontratë me Shpëtim Babajn. Ky super-lojtar do t’i mbrojë ngjyrat e Trepçës deri në fund të karrierës së tij”, tha Haxhiu, i cili tregoi se ka arritur marrëveshje edhe me Maxhunin, por ka mbet të bëhet vetëm edhe nënshkrimi i kontratës. Babaj edhe më herët ka qenë pjesë e këtij klubi.

Sipas Haxhiut, në Mitrovicë të martën do të vijnë edhe tri përforcime tjera nga Shqipëria. “Të martën skuadrës sonë do t’i bashkohen edhe tre futbollistë nga Shkodra, të cilët mi ka gjetur miku im, Edi Martini”, theksoi Haxhiu. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori