LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: E kam dërguar në Kushtetuese vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave

Haxhiu: E kam dërguar në Kushtetuese vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Ramush Haradinajt për rritjen e pagave të gjithë kabinetit të tij.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pas vendimti të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, e cila e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin e Ramush Haradinajt për rritjen e pagave, edhe Gjykata Kushtetuese duhet ta pezullojë vendimin e Haradinajt.

Postimi i plotë i deputetes Haxhiu:


“Vendimin e kunderligjshem dhe te padrejte per rritjen e pagave, ne emer te deputeteve te grupit tone parlamentar si dhe me mbeshtetjen e tre deputeteve tjere te opozites, sot e kam derguar edhe ne Gjykaten Kushtetuese.
Ky vendim eshte jokushtetues edhe per shkak se ka nderhyre ne kompetencat e Kuvendit si autoritet legjitim por edhe per shkak se eshte ne shperputhje me gjendjen socioekonomike.

Pas vendimit te drejte te AKK edhe Gjykata Kushtetuese duhet se pari te vendos per mase te perkohshme pra ta pezulloj kete vendim, deri ne shfuqizim te tij!” (sic.), ka shkruar Haxhiu. /Tekegrafi/