LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu dhe ambasadori gjerman flasin për sundimin e ligjit

Haxhiu dhe ambasadori gjerman flasin për sundimin e ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Haxhiu dhe ambasadori Rohde, gjatë këtij takimi kanë biseduar për disa tema me interes për Ministrinë e Drejtësisë me ç’rast ndanë së bashku objektivat për të vijuar më tej bashkëpunimin e mirë që ka kjo Ministri me Ambasadën gjermane.

“Në takimin e sotëm theks i veçantë u vu edhe tek procesi i noterisë si dhe çështja problematike e shpëlarjes së parave. Sa i përket procesit të noterisë, ministrja Haxhiu e njoftoi ambasadorin Rohde se Ministria e Drejtësisë mbetet në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës lidhur me këtë proces.


Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që në raport me këtë çështje të veprojë në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat kushtetuese dhe ligjore të cilat i ka. Në takim është diskutuar edhe për tema të tjera në kuadër të Sundimit të Ligjit”, thuhet në njoftimin për media.

Ambasadori Rohde falënderoi ministren Haxhiu dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim të përbashkët me qëllim të forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori