LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Bashkëpunimi institucional është çelësi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Haxhiu: Bashkëpunimi institucional është çelësi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me ftesë të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës dhe Departamentit Amerikan të Drejtësisë/ Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka marrë pjesë në lansimin e Udhëzuesit të Veçantë kundër Korrupsionit.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, ministrja Haxhiu e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm këtë Udhëzues të veçantë për politikat ndëshkimore i cili sipas saj, do të jetë shumë i vlefshëm për secilin person që është pjesë e sistemit të drejtësisë e që merret me luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për ministren Haxhiu, çelësi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është padyshim bashkëpunimi institucional. “Si Ministri e Drejtësisë, zotohem që nuk do të mungojë në asnjë moment bashkëpunimi i Ministrisë me institucionet e drejtësisë me qëllimin kryesor që t’i fuqizojmë këto institucione. Si ministre e Drejtësisë, do të angazhohem fuqishëm, që brenda kompetencave tona, t’i fuqizojmë institucionet e drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, qoftë përmes projektligjeve, udhëzimeve të ndryshme, akteve nënligjore por po ashtu edhe përmes buxhetit”, tha ministrja Haxhiu.


Haxhiu ka theksuar se mbetet e angazhuar në çështjen e buxhetit për sistemin e drejtësisë meqenëse deri më tani shuma e ndarë ka qenë jo më shumë se 2% e totalit buxhetor. Ministrja ka zhvilluar disa takime me kryesuesit e Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor për të kuptuar se cilat janë nevojat që kanë institucionet e drejtësisë në raport me buxhetin në mënyrë që ato të përfshihen në draftimin e ri të buxhetit për vitin 2022.

Sipas ministres Haxhiu, për të pasur institucione të fuqishme të drejtësisë, institucione efikase të cilat trajtojnë qytetarët e Republikës së Kosovës në mënyrë të barabartë, atëherë është shumë e rëndësishme që institucionet e drejtësisë të mbështeten përmes buxhetit.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Haxhiu ka falënderuar të gjithë akterët relevant të cilët janë angazhuar në hartimin e këtij udhëzuesi dhe njëherit ka bërë thirrje që të gjithë ata të cilët merren direkt me rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, t’i ndihmojnë vendit duke luftuar krimin e organizuar e korrupsionin si dhe duke nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori