LAJMI I FUNDIT:

Haxhinasto takohet me Mujezinovic

Haxhinasto takohet me Mujezinovic

Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, bisedoi të shtunën në Tiranë me kryeministrin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Mustafa Mujezinoviç dhe përfaqësuesin e lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën, Valentin Inzko, të cilët ndodhen prej tri ditësh në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Në këtë takim u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit rajonal, si një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Bashkëbiseduesit ndanë mendime të njëjta sa i përket rritjes së nivelit të bashkëpunimit për përmirësimin e imazhit të rajonit si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, kulturor, në lëmin e bujqësisë.

Ata shprehën gjithashtu vullnetin e përbashkët për të filluar një bashkëpunim në nivel universitar dhe për shkëmbimin e studentëve. Në takim është biseduar edhe për turizmin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dy vendet, vetëm me karta identiteti. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Kalo në kategori