LAJMI I FUNDIT:

Haxhinasto në Vatikan

Haxhinasto në Vatikan

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, filloi të martën një vizitë dyditore në Vatikan, në Selinë e Shenjtë.

Haxhinasto do të pritet në nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVI dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, Monsinjor Dominique Mamberti.

Temë e diskutimit me Selinë e Shenjtë do të jenë bashkëpunimi i Shqipërisë me Vatikanin dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë. /Telegrafi/