LAJMI I FUNDIT:

Haxhinasto: Institucionet nuk mund të merren me dhunë

Haxhinasto: Institucionet nuk mund të merren me dhunë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u takua të shtunën me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së në Shqipëri, të cilët i njoftoi mbi protestat e dhunshme të opozitës si dhe mbi situatën e krijuar në Tiranë.

Haxhinasto theksoi se kjo demonstratë e thirrur nga Partia Socialiste kaloi në dhunë, sipas skenarit të paralajmëruar, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për një demonstrim paqësor dhe duke respektuar institucionet kushtetuese.

Ministri vlerësoi qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar para, gjatë dhe pas protestave të dhunshme, duke shprehur falënderime të veçanta për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për OSBE-në, BE-në, dhe vende të tjera mike.

Ai theksoi se partitë politike duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për aktivitetet që ato organizojnë dhe t’i udhëheqin ato deri në fund. Haxhinasto theksoi se në Shqipëri institucionet nuk mund të merren me dhunë, sepse ekzistojnë dhe janë funksionale të gjitha hapësirat dhe institucionet e nevojshme demokratike për të adresuar çdo problem politik.


Ministri i Jashtëm theksoi se hetimi i plotë dhe i shpejtë i ngjarjeve të të premtes, është e vetmja mënyrë për të zbardhur se çfarë ka ndodhur vërtetë.

Haxhinasto i siguroi përfaqësuesit e huaj se institucionet e vendit dhe rendi kushtetues do të ruhen dhe qeveria shqiptare është e vendosur të vazhdojë më tej me agjendën integruese dhe për zhvillimin e prosperitetin ekonomik të vendit, si dhe me agjendën e saj rajonale e ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori